15 emra për kreun e ri të policisë/ Lita: Ende nuk dimë pse u largua Rrumbullaku dhe Balla! Doçi: Disa prej tyre nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës

19 Shtator, 21:40| Përditesimi: 20 Shtator, 07:18

  • Share

Pikëpyetjet mbi emrin e ri të drejtorit të policisë së shtetit u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon. Gazetari Sokol Dema u shpreh se emrat që kanë dalë për të kandiduar për këtë post diheshin dhe më parë.

'Emrat ishin kuptuar, pjesa më e madhe kishin dalë. Deri në orën 00:00 është pritur për të dorëzuar kandidatura. Disa e kanë dorëzuar në momentet finale. Nuk ka patur kandidatë të tjerë. Mendoj se ka patur emra që janë përfolur, por kush e ka dërguar nuk është kthyer më prapa. Ajo çfarë lista përmban janë edhe më të mirët në polici, por ka dhe elementë të tjerë.'

Analisti Lavdrim Lita thekson se gara do kishte më kuptim nëse do dinim më parë arsyet pse u largua Rrumbullaku apo ministri Balla.

'Ndoshta mund ta kishim më ndryshe. Nuk dimë arsyet e largimit të zotit Rrumbullaku, arsyen e vërtetë të largimit të zotit Nano, apo largimit të Ardi Veliut. Na jepet fakti i kryer por nuk na jepet motivacioni. Kjo ndodh me ministrin e brendshëm Taulant Balla, që nuk kishte ndonjë skandal. Shumë prej tyre meritojnë të jenë drejtues madhor. Mendoj se brenda kësaj 15-she do dali dhe emri i ri. Ka prej tyre në operacion PR, për të promovuar emrin e tyre.'

Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi shprehet se ministri i ri mund të zgjidhte skuadrën e tij në krye të policisë pa u kryer fare gara mes 15 kandidatëve.

'Ministri duhet të krijoj një imazh të ri me listat. Mund të ishin dhe të mbyllura. Mund ta kishte dhe vetë drejtorin. Mund të ishte dhe një garë formale. Zotëri merr drejtimin e institucionit. Një njeri i talentuar në çdo fushë, mund ta bëjë një gjë për 3 vjet, një tjetër nuk e bën dot tërë jetën. Jam për politika liberale. Me hyrjen e Sky, është përgjegjësi e madhe.'

Sakaq, gazetari Adriatik Doçi shton se disa nga kandidatët nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës.

'Ka dhe një kornizë ligjore. I përzgjedhuri duhet të jetë pjesë aktive, duhet të kalojë filtra. Duke parë dhe disa dosje, një pjesë e tyre nuk do kalojnë pastërtinë e figurës. Nuk dua të artikuloj emra. Disa nga këto personazhe, besoj se nuk do e kalojnë testin e kontrollit të figurës. Një nga kandidatët nuk plotëson kushtin për të qenë pjesë aktive e policisë. Ka kaluar nga një parti në një tjetër, si zoti Prençi. Besoj që gara është formale dhe drejtuesi është paracaktuar. Nuk e di cili nga këta është përzgjedhur nga kryeministri.

Është funksion politik. Besoj se personi më me integritet në këto personazhe është Skënder Hitaj, që drejton një nga qarqet kryesore të policisë si ai i Durrësit. Është i rëndësishëm aq sa Tirana. Ka performuar, nuk është përfolur, plotëson të gjitha kriteret. Kjo është një vendimmarrje që i takon kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Nuk e di cili do jetë drejtori.'

Ora 21:57
Kandidon për kreun e policisë, gazetari Sokol Dema: Ilir Proda u vu në hetim nga Dumani lidhur me dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopjave!

 

Gazetari Sokol Dema komentoi në 'Frontline' 15 emrat në garë për kreun e ri të policisë së shtetit. Ai u ndal tek emri Ilir Proda, kreut të policisë së Elbasanit që i është sekustruar celulari nga SPAK, për shkak se po hetohet për dekonspirimin e një operacioni për kapjen e Çopjave në Elbasan në fund të korrikut. 

'Operacioni i SPAK më 30 korrik, përpara ekzekutimit të urdhër arrestit. Lajmi doli dhe në një situatë të tillë Dumani vendosi në hetim persona në dijeni për operacionin. Që nga BKH, tek SPAK edhe te policia e shtetit dhe Elbasanit. Vetëm disa ditë më pas ka filluar. Kur u kuptua se kishte diçka që nuk shkonte. Megjithatë e dalë në këtë moment 3 ditë më parë shpalljes së garës tingëllon e qëllimshme. Nëse ngjarja ndodhi 1 muaj e gjysëm më parë, Proda e dinte që nuk i ka punët mirë me SPAK, pse kandidon. Mund të jetë i qetë në këtë punë, e ka dorëzuar celularin dhe përballe në garë ballëhapur. Problematikë është dalja e lajmit disa ditë më parë për zotin Proda. Nuk di të them sa do ndikoj.

Natyra e operacionit, cili drejtor policie të rrezikonte një karrierë e tillë të bënte një njoftim me një aparat celular shumë lehtë të gjurmueshëm. Nuk ka më aparate të sofistikuara. Ka aplikacione të tjera, mund të përdoren por është e pamundur, të gjithë janë të gjurmueshëm. Praktikisht se zoti Proda në këtë betejë nuk do dalë i humbur në kuptimin e garës. Mund të jetë figurë e pastër.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/09/2024 01:56

    Z.Lita, 100 % dakord me ju! Menyra si jane hequr eshte autokrate, bile me keq,se te pakten Xhaxhi ua qendiste arsyet,i quante agjente e poliagjente e u sajonte 100 te tjera,te verteta,ose jo dhe i bente publike,kurse keta i heqin e i vene sikur i kane sejmene te oborrit te tyre personal,por edhe per ata duhet nje arsye bindes e bazuar mbi ligj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?