Saida Dollani dhe Alma Hiçka

15 gjyqtarë në garë për 4 vende në Gjykatën e Lartë! Mes kandidatëve ish-avokatja e Shtetit dhe Saida Dollani (DOKUMENTI)

14 Qershor 2020, 12:11| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 12:27

  • Share

TIRANE-15 gjyqtarë dorëzojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, e cila aktualisht është me tre anëtarë dhe pa kryetar. 4 janë vendet për të cilat është hapur gara.

Në listën e siguruar nga ReportTv dominojnë emrat që vijnë nga Shkalla e Parë dhe apeli i Gjykatës së Posaçme njohur si ish-krimet e rënda: Saida Dollani, Klodian Kurushi, Dhimitër Lara e Albana Boksi.

Në listë është edhe emri i ish avokates së shtetit Alma Hiçka e cila pak javë më parë u bë gjyqtare e Tiranës me vendim të KLGJ-s.

Aktualisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë dhe prej së premtes është edhe pa kryetar pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?