Peter Itodo

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit

1 Maj, 16:21| Përditesimi: 1 Maj, 16:22

  • Share

Me mbërritjen e javëve të fundit që shënjojnë edhe fundin e sezonit të futbollit, drejtuesit e klubeve në Shqipëri po mendojnë për të përforcuar ekipet në merkato.

Një emër që është lakuar për kalimin nga Luzi 2008 drejt Superligës është ai i Peter Itodo. 20-vjeçari nga Nigeria e ka sezonin e parë në Shqipëri dhe në Kategorinë e Parë kë shënuar 15 gola në 30 ndeshje.

Djaloshi është produkt i Abuja FC dhe verën e 2023 la vendlindjen dhe u bashkua me Luzin, duke rënë në sy me 15 gola. Shtatëlartë dhe i fortë në luftën në ajër, e poashtu i mirë me të dyja këmbët, Skënderbeu dhe Partizani janë pas tij.

Nuk është çudi që 'arkitekti' i Skënderbeut, Ardi Gjançi, pasi shiti Franklin për 600 mijë euro ta zëvendësojë me një element të ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?