15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID/ Manastirliu: Rriten kapacitetet tona dhe trajtimi i të sëmurëve (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 11:12| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 12:55

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën në Kuvend foli për marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

"Sot kemi një tjetër marrëveshje që do të diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencën COVID-19 aspektin e rëndësishëm të mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor.

Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave.  Ndaj vendosja në plan të parë e mbështetjes për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID është në krye të prioriteteve të Qeverisë shqiptare.

Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve.

Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona dhe do të përmirësojë të gjitha qasjen në përballimin e COVID-19", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?