15 milionë lekë për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë se kurrë

1 Maj, 13:09| Përditesimi: 1 Maj, 13:49

  • Share

KF Partizani, kampioni në fuqi i Superligës së futbollit në Shqipëri prej dhjetë muajsh ishte duke pritur shpërblimin e titullit nga Bashkia e Tiranës. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të martën (dje), kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se pas një ndryshimi në VKM shuma prej 15 milionë lekësh (të rinj) do kalojë në llogarinë e klubit. Veliaj i ka kërkuar ndjesë presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe drejtorit Olsi Rama, duke thënë se "më mirë vonë se kurrë".

"Dua të njoftoj vendimin që ka të bëjë me dhënien e shpërblimit financiar Klubit të Futbollit Partizani, një iniciativë që e kemi nisur përpara disa vitesh. Kemi thënë që kush sjell Kupën, kush sjell kampionatin në Tiranë do shpërblehet. Dy herë e ka sjellë KF Tirana, duke marrë 150 milionë lekë shpërblim.

Ndërkohë duke qenë se Partizani nuk kishte marrëdhënie aksionare me bashkinë e Tiranës, na është dashur fillimisht të ndryshojmë VKM-në që e lejon bashkinë t'i ofrojë të njëjtën sasi shpërblimi edhe klubeve të tjera. Për të gjithë dashamirësit e Partizanit, mikun tonë Gaz Demin apo edhe Olsin dhe skuadrën. Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë. Por siç thotë shprehja më mirë vonë se kurrë", tha Veliaj dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kujtojmë se për çdo titull apo Kupë që ekipet e kryeqytetit fitojnë, bashkia e Tiranës ka në plan një shpërblim monetar. 

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatos Deda: 01/05/2024 14:22

    Jam plotsisht dakort me Ju.Partizani ka qenë Ekim elitë.Por si kryetarë bashkie ju nderon dhe një shpërblim per ekimin e 17 nëntorit të Tiranës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?