Panajot Pano

Sport

'15 vite pa Panajot Panon', Partizani: I paharruar, është gdhendur në historinë e futbollit shqiptar

19 Janar, 16:35| Përditesimi: 19 Janar, 16:39

  • Share

19 janari është një ditë që është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptar, kryesisht të atyre të Partizanit. Kjo pasi 15 vite më parë është ndarë nga jeta legjenda e këtij klubi, Panajot Pano.

Pano ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA, teksa la shumë gjurmë në futbollin shqiptar. Në këtë ditë, klubi kryeqytetas ka kujtuar legjendën, me golat e tij që janë gdhendur thellë në historinë e kësaj skuadre.

“Panajot Pano/ 15 vite pa legjendën e Partizanit dhe futbollit shqiptar

Sot mbushen 15 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18-vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA si dhe “Nderi i Kombit” dekoruar nga ish-Presidenti Republikës Bamir Topi në vitin 2009.

Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngaherë të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

#PartizaninNukeNdërrojMeAsnjëEkipTjetërNëBotë???? #PanajotPano “, shkruhet në postimin e “Demave”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?