Tre aksidente janë shënuar këtë të diel në Korçë.
Njëri prej aksidenteve ka ndodhur pranë degëzimit për në Malin e Moravës. Një 15 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar pasagjeri 13-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
"Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën "Korçë-Mborje", pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital", njofton policia.
Policia njofton se ka vënë në pranga dhe një 18 vjeçar që drejtonte makinën pa leje drejtimi.
“A. Sh., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi”.
Sot është arrestuar është edhe një 40 vjeçar pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka përplasur dy automjete të parkuara.
“T. N., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme material”.
C prinder leshi jane keta
Përgjigju