Sociale

15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë

19 Mars, 16:48| Përditesimi: 19 Mars, 17:42

  • Share

Merina Syla, vajza 15-vjeçare shqiptare që jeton në Francë u largua nga shtëpia më 14 mars, pas një video të bërë publike në mediat e këtij shteti, ku ajo dhunohet në mënyrë brutale nga shoqet e saj në shkollë.

Nëna e saj, Selvije Ukaj, në një lidhje skype ditën e sotme në emision ‘Pa Gjurmë’, në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, tha se vajza  e saj kishte 3 vite që dhunohej dhe bullizohej nga shoqet e shkollës. Ndërsa, kërkesat e saja për ndihmë drejtuar shkollës duket se ranë në vesh të shurdhër.

Ajo se vajza është kthyer në shtëpi dhe është duke u ndjekur nga një psikolog, pasi është në një gjendje të rënduar. 

Intervista me Selvije Ukaj, nëna e 15 vjeçares:

-Odeta Dume: Si është gjendja e vajzës suaj?

-Selvije Ukaj: Ajo është duke u trajtuar tek psikologu është e heshtur dhe e shqetësuar. Nuk do që të flas.

Odeta Dume: Kur vajza u rikthye në shtëpi çfarë të tha?

Selvije Ukaj: Kjo më bëri merak sepse nuk më tregoi asgjë. Nuk do që të flas. Ka 3 vite që përjeton këto skena të tilla kjo është e fundit. Kolegji e kanë neglizhuar dhe thonë i kemi dënuar ato vajza. Si i kanë dënuar, duke i larguar 3 ditë nga shkolla, thonë po do merremi po prap njësoj.

Odeta Dume: A ka shkuar vajza në shkollë?

Selvije Ukaj: Ka kohë që po e mendoja dhe kam marr vendim që të vijojë mësimet prej shtëpisë dhe për momentin nuk është duke shkuar në shkollë, por është në përkujdesje të mjekut.

Odeta Dume: Nuk arrite të kuptoje asgjë gjatë këtyre viteve?

Selvije Ukaj: Ajo e ka mbajtur fshehur shumicën e rasteve, unë jam munduar që ti ndalojë rrjetet sociale dhe ajo i ka hapur fshehur meje dhe ka hyrë nga telefoni i shoqes. Kur unë e kuptoja që ka pas rrjete sociale, e kam dënuar jam treguar pak e rreptë.

Odeta Dume: Ju e mësuat dhunën nga këto video?

Selvije Ukaj: Video të tilla ka vite që i shoh, por për këtë rast vajza u zhduk. Kam lajmëruar policinë për rastet edhe për video të tjera. Unë kam provuar që të komunikojë edhe me prindërit, por ato janë komunitete arabe nuk janë franceze, janë grupe. E kam provuar me prindërit dhe është e pamundur. Shkolla nuk më ka marr as në telefon për të pyetur a e kam gjetur vajzën ose jo. I kam shkruar një e-mail drejtorit dhe nuk do ndalem me kaq. Do t’i shkojë deri në fund kësaj.

Lidhur me zhdukjen e 15- vjeçares, pati edhe një reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Paris, e cila njoftoi se Merina Syla shqiptare nga Kosova, e cila jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen, gëzon shëndet të plotë.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?