Presidenti Ilir Meta

15 vjet nga përfshirja e këngës polifonike në UNESCO, Meta: Ky akt vlerësimi reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë

25 Nëntor 2020, 10:12| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 10:17

  • Share

Sot bëhen 15 vite që nga përfshirja e këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

Presidenti Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale, ka bërë një urim për të gjithë korifenjtë shqiptarë të polifonisë, ndërsa eshkruan se akti i vlerësimit të UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare.

"Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO! Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë, të cilët në rolet e “Marrësit”, “Prerësit”, “Hedhësit” dhe “Isos” së kësaj kënge, kanë mbajtur gjallë dhe transmetuar këtë traditë të shquar kombëtare, brez pas brezi.

Përshëndes kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, studjuesve dhe artistëve të folkorit e kulturës popullore! Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar. Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë! Lavdi përjetë këngës polifonike", shkruan Meta.

Ndërkaq kujtojmë se më  (23 nëntor) u nënshkrua në Razëm Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë kulturore shqiptare në “Listën përfaqësuese të dukurive jomateriale të njerëzimit” të UNESCO-s.

Bëhet fjalë për K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, “Xhubletë”, “Eposi i Kreshnikëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?