Bashkë me Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, sot feston edhe Shqipëria. Në sheshin Skëndërbej u organizuan disa aktivitete si dhe u ndanë disa mesazhe urimi
Të veshur me motive popullore këta vogëlush të një kopshti privat në kryeqytet i dhuruan sheshit Skëndërbej dhe personave që gjendeshin rastësisht aty emocione të paçmuara nëpërmjet një kërcimi . Dedikimi ishte për Kosovën e cila sot mbush 15 vjet si shtet I pavarur.
“Shpalljen e pavarësisë së Kosovës e feson dhe Shqipëria. Në këtë 15 -vjetor qytetarët shqiptar nëpërmjet mikrofonit tonë uruan që shumë shpejt të bëhet bashkimi i dy kombeve në të vetëm”.- tha një fëmijë.
“I urojmë gjithë të mirat popullit të Kosovës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të bashkëqytetarëve tonë. Ne pritëm kaq vite dhe po presim që të bashkohemi.”
“ I urojmë që të festoj e të kaloj sa më mire Kosova sot.”
“Do t’a festojmë dhe ne sepse jemi vëllezër e motra.”
“Është kënaqësia më e madhe për ne sepse akoma nuk është bërë bashkimi fizik. Edhe Zoti e bëftë sa më shpejt të mundur dhe bashkimin se moralisht jemi bashkë. Një kënaqësi e madhe shumë sidomos ne mosha 70-vjeç, kemi luftuar e kemi punuar .-tha një tjetër