Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn e ka cilësuar si momentin e duhur që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Europian. Në 15-vjetorin e e zgjerimit të BE-së, Hahn theksoi se zgjerimi i BE-së është një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta.
“Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë realitet dhe tani është koha për të parë përpara dhe për të finalizuar projektin historik të Bashkimit Europian duke integruar Ballkanin Perëndimor”.
Hahn shprehet i sigurt se me përpjekje të përbashkëta nga të dyja palët do të jetë gjithashtu një histori suksesi, për BE dhe Ballkanin Perëndimor.
“Më të fortë së bashku!”, përfundon Hahn.
JO MORE LERE BALLKANIN -E ME MIRE SHIKO KAH AFRIKANET ME MIRE ESHTE PER JU:
Përgjigju