150 banorë pa drita në Zerqan: Na janë djegur pajisjet! Prej 50 vitesh asnjë investim në fshat! Jemi ankuar në OSHEE, por asnjë ndërhyrje

28 Dhjetor 2020, 19:41| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 19:54

  • Share

Festat e fundvitit i gjejnë pa energji elektrike banorët e fshatit Valikardhë në Zerqan të Bulqizës. Kabina elektrike është krejtësisht e amortizuar, prej 50 vitesh nuk është kryer asnjë investim.

Situata bëhet më e vështirë për 150 banorët e këtij fshati shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

“Bora e parë që të bjerë, ne si fshat jemi pa drita. Merret nga Peladhia dhe vjen në valikardh.  Shtyllat kanë ardhur dhe kush masa nuk merr, tha një banor.

“Kjo kabinë që në kohën e partisë së punës. Që kur është ndërtuar kush nuk ka vënë dorë në të. Njëherë na u dogj transmatori. Atje në zall na u shkëput linja se janë shumë larg shtyllat nga njëra tjetra. Është hapur fare. Nuk dihet se pa derë. Kushdo mund të shkoje të fusë duart aty”, tregoi një tjetër .

“Kemi problem me tensionin e ulët. Që kur është vendosur në 72 dorë nuk ka vendosur njeri. Ne shpesh herë mbetemi pa drita. Problem më I madh është se na janë djegur pajisjet të gjitha”, u shpreh një tjetër.

Banorët shprehen se energjia elektrike shkëputet me intervale të gjata dhe për shkak të luhatjes së tensionit u janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët, ndërsa i paguajnë rregullisht faturat e energjisë.

“Njoftojmë drejtorinë në Bulqizë dhe nuk na vijnë. A ka një repart mirmbajtje atje a nuk ka? Të gjith fshatarët shkojnë I paguajnë dritat në Bulqizë”, tha një banor i Valikardhës.

“Ne si fshat kërkojmë që kabina të hiqet. Të bëhet transmatori ajror ose përndryshe do mblidhemi si fshat dhe nuk paguajmë lekët”, tregoi një tjetër.

“Ne jemi paguesit më të mirë. Nuk kemi ngel debitor. Kur nuk paguajmë dritat na i ndërpresin. Ne jemi shumë problem”, u shpreh një banor.

“Asnjë lloj investimi nuk është bërë. Na u dogjën të gjitha paisjet”, tha një tjetër.

I kontaktuar nga Report Tv, shefi i OSHEE për Bulqizën, Edmond Visha pranon se kabina elektrike e fshatit Valikardhë është e amortizuar nga koha e gjatë e shërbimit dhe kushtet atmosferike të zonës. Kjo kabinë, shprehet ai, është përfshirë në planet e investimeve të OSHEE dhe shpreson të konkretizohet vitin e ardhshëm. Sakaq shton se persona të paautorizuar kanë hyrë në kabinë në përpjekje për të rregulluar defektet, por kanë shkaktuar avari të shumta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?