Erla Mhilli

150 € çadra në ditë në plazhin e Berishës dhe Metës/ Ish- Zëdhënësja e PD-së publikon faturën në Gjirin e Lalzit

10 Maj 2020, 15:00| Përditesimi: 11 Maj 2020, 12:47

  • Share

DURRËS- Pandemia COVID-19 duket se do të rrisë edhe më tej abuzimet me çmimet nëpër plazhe e zona turistike. E para që ka rënë pre e një fature të kripur është zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Në rrjetet sociale, Mëhilli ka publikuar fotot e një fature e cila tregon se për një çadër është paguar 150 euro në plazhin e Lalzit. Në këtë zonë kanë vilat e tyre shumë figura të njohura, përfshirë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për ata që kishin dyshime a do jetë kosto e çadrës 150 euro te Lura 1”, shkruan Erla Mhilli në foto, bashkëngjitur me faturën e pagesës. Kjo nuk është hera e parë që zëdhënësja e Sali Berishës denoncon plazhin dhe kompleksin Lura 1. Më herët ajo ka publikuar foto se si konceptohet të bëhet plazhi në botë në kohë korone, dhe si do të jetë në plazhin e Lalzit, me çmime të kripura. Lalzi veç bukurive të natyrës dhe vilave milona euroshe të të pasurve, njihet edhe si pikënisja e shumë ngjarjeve të rëndësishme të politikes shqiptare.

Postimi i Erla Mhillit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Student: 11/05/2020 14:28

    Vuuuu te gjithe duke justifiku biznesin. Jo eshte 1 muaj e jo eshte 3 muaj. Eshte skandaloze te vendoset e te behet plazhi privat. Pse nuk thote kush kete por vuuu sulm asaj.

    Përgjigju
    • sad: 11/05/2020 21:19

      Po pse ka ngel plazh publik ne Shqiperi?! Ne cdo cep te Shqiperise kerkund nuk te lene te vendosesh cadren tende, te bertasin e te denigrojne si mihali himares me spanjollin. Kur merr policine te percjellin me te mira ja po vijme e ja eshte nis patraulla, jo per 500 leke e jo per 800 leke nuk vjen patrulla.

  • Tani: 11/05/2020 13:27

    Në gjirin e Llumit ku paratë e qytetarëve shqiptarë që janë vjedhur nga arkat shtetërore dhe janë shndërruar në vila miliardash sigurisht që 15O€ janë hiç mos gjë.... Kur drejtësia të vëjë dorë mbi sekuestrimin e tyre vetëm atëherë do të fillojë të bëhet Shqipëria jonë e dashur.

    Përgjigju
  • Beni: 11/05/2020 11:50

    Po jeni shume budallenj ju qe e besoni,kaq leke nje cader nuk kushton as ne Kalifornia

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/05/2020 05:18

    Eahte tarifa e nje muaji te plote dhe jo e nje dite.!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 11/05/2020 02:10

    Plazhi I Lalzit = Malibuja e Shqiperise.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/05/2020 00:06

    u interesuamdhe eshte cmimi per nje muaj i parapaguar I cadres. Ju lutem shperndajeni.

    Përgjigju
  • Ggg: 10/05/2020 23:34

    Sic ka thene edhe kryetrapi yne “po nuk dha kupon tatimor mos paguani”..... hahahaah

    Përgjigju
  • Bledi: 10/05/2020 21:05

    Po Hetimi Tatimor, fle gjume

    Përgjigju
  • PLEHRAT: 10/05/2020 19:29

    O ZOT çfar i ksn bo SHQIPRIS kto plehra kto kriminel kta hajdut po çar doni më tju bojn o Shqiptar dyrdyla po merini zvar kta

    Përgjigju
  • sifi: 10/05/2020 19:15

    Se besoj te jete nje cader 150 € ,mos e ngatarron me nje dite hoteli .Sic qihet qarte eshte e pa besueshme

    Përgjigju
  • Popull: 10/05/2020 18:58

    Kjo qe u ka mbajtur ketyre hison nuk e kupton qe ata qe kane vilat aty me djersen e b...s as kete se duan aty se e duan plazhin per qejfin e tyre prandaj vene nje çmim te tille.Po ti ç'kerkon te padronet e tu akoma se di qe ata te duan vetem kur bejne punen e tyre?

    Përgjigju
  • Lorena: 10/05/2020 18:56

    Eshte pagese për 3 muaj pra 90 dite plazh. Mbaroi koha kur e ngulte cadren ku donte Zonja pa pagese nderkohe qe ditoret paguanin 500-700 leke cadren. Me mire ta mbylle gojen dhe te justifikoje ku I gjeti leket e viles te Gjiri I Lalzit...

    Përgjigju
    • Ne tiron: 10/05/2020 22:42

      Eshte per kater muaj 120 dite Edhe del me pak se 200lek dita. Cadra me dy shezlogn me e lire ne shqiperi

  • Njëri: 10/05/2020 18:53

    Ku i gjete parate per ta paguar?

    Përgjigju
  • Taku: 10/05/2020 17:20

    Edhe kjo me të shoqin që paguajnë habi!Kanë vite që s'futin dorën në xhep.Mashtrime e dizinformime.

    Përgjigju
  • Igli: 10/05/2020 16:54

    1. Po kuponin tatimir ku eshte? Pse se ke kerkuar ti zonje ish- zedhenese e PD? 2. Mos u habit ti fare, se ai haleja saliu qe ti dilje "zedhendesoje" i ka nisur dhe kurdisur tokat aty. 3. Ata qe kane dhene para per korrupsion te saliu normal qe do ta vene cmimin 150 eur se do nxjerrin leket e dhena korrupsion. 4. Ato qe te kane dhene ty ata korrupsion po ti marrin kshu prape. Dihet rregulli i rrotullimit te botes. Ato qe ke marre po i paguan prape nga pak. 5. Kalofsh mire

    Përgjigju
    • Po pra: 10/05/2020 22:25

      Saliuuuu, Saliuuuu.......ai e ka fajin

  • Noku: 10/05/2020 16:53

    E pabesueshme, maksimumi eshte mujore,se kete cmim s'e paguan kollaj. Lajmeron policine, ku e ka listen e cmimeve te afishuar ne vend te dukshem? S'e ka, ciao. Sajesa.

    Përgjigju
  • Publik: 10/05/2020 16:40

    Ska më thjeshtë! Vetëm plazhe publike. Hiqen të gjitha liçensat!

    Përgjigju
  • O tej: 10/05/2020 16:03

    Beridha Meta bajga qe na han ngjit kepucesh

    Përgjigju
  • Shaban: 10/05/2020 15:20

    po kuponi tatimor???

    Përgjigju
    • Denm: 11/05/2020 12:35

      150€ per 1 çader paguan vetem El Chapo dhe politikanet shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?