150 familje në Patos furnizohen me ujë të ndotur, banorët: Paguajmë faturat kot, e rrezikshme për t’u larë  

26 Mars 2023, 15:32| Përditesimi: 26 Mars 2023, 15:35

  • Share

Në fshatin naftëmbajtës të Kuqarit në Patos, rreth 150 familje furnizohen nga ujësjellësi me ujë të ndotur.

Banorët thanë se paguajnë çdo muaj faturat e ujit të pijshëm, por në çezma u shkon uje me mbetje nafte.

“Bëri bashkia një depo atje lart, por uji është i pistë, vetëm për të larë se nuk bën për të pirë. Na kanë vënë sahate! Por nuk është ujë i pijshëm, blejmë tek boti për të pirë”.  Uji vjen një herë në ditë, me orar por nuk është I pijshëm, është i ndotur me sere, me naftë.- tha ai.

Depoja e ujit në kodër të fshatit nuk është pastruar prej vitesh, ndërsa tubacionet e rrjetit shpërndarës janë tejet të amortizuar, ndaj bashkë me ujin transportojnë dhe mbetje të dëmshme nafte.

 “Ka një depo atje lart, është e mbushur me mbetje se kanë pastruar fare. Për ujë kemi vuajtur shumë ne, e blejmë ujin e pijshëm. Sahatet i kanë vënë por nuk e përdorim dot ujin as për banjo. Asnjë investim, vetëm sahatet i ka vënë bashkia për të marrë leket”.- vijoi banori.

Ata presin investime nga bashkia e Patosit për të ndërtuar një ujësjellës të ri, premtim i pa mbajtur ndër vite.

 “Kryetarja e bashkisë dhe deputete të zones u kemi thënë se uji vjen me ndryshk sepse janë tubacionet e puseve të naftës dhe ato tubacione kanë mbetur. Jemi ankuar por asnjëherë nuk kanë investuar. Na gënjejnë sikur jemi fëmijë, pse gatuhet me këtë ujë?- vazhduan ata.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?