Sport

150 mijë tifozë në shesh dhe 50.000 të tjerë në stadium, Napoli përgatitet për titullin e 4-t kampion në Serie A (FOTO+VIDEO)

23 Maj, 20:44| Përditesimi: 23 Maj, 21:02

  • Share

ITALI, Napoli - Serie A e futbollit do kurorëzojë këtë të premte (23 maj) skuadrën kampione të këtij sezoni. Napoli kryeson me 79 pikë, një më shumë se Interi. Duke nisur nga ora 20:45 skuadrat do zbresin në stadiume të ndryshme.

Napoli pret në ‘Maradona’ Cagliarin, ndërsa Interi luan në Como. Zikaltërit nuk e kanë fatin e trofeut në dorën e tyre, ndërsa në letër rivalët e skuadrave në garë për titullin kampion janë të kalueshme. Në të tilla kushte Inzaghi i zikaltërve duket se është dorëzuar dhe ka hedhur në fushë ekipin e dytë, me Asllanin titullar, kjo duke lënë pushim yjet e ekipit pasi më 31 maj luajnë finalen e Champions League kundër PSG.

Nga ana tjetër Napoli kërkon ta kthejë në festë këtë mbrëmje dhe me një fitore do siguronte titullin e 4-t në histori, duke mos e pasur mendjen te ndeshja tjetër.

Në qytetin jugor të Italisë festa ka nisur prej orëve të pasdites, me 50 mijë tifozë që u futën në stadium 2 orë para duelit. Ndërkohë organizatorët u përgatitën dhe vendosën ekrane gjigante në sheshet e qytetit, pasi janë afro 150 mijë tifozë në rrugët e Napolit.

Afro 100 mijë është numri i tifozëve në sheshin kryesor ‘Plebiscito’, ndërsa diçka më pak në sheshet dhe rrugët e tjera. Napoli po feston edhe pse ende zyrtarisht për titullin kampion do vendoset në limite.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?