Kultura

150 vjet pa veprimtarinë e ‘Mësueses së Kombit’ Sevasti Qiriazi! Xhufi: Pati rol të ndritur në emancipimin e gruas shqiptare

21 Maj 2021, 19:30| Përditesimi: 21 Maj 2021, 20:01

  • Share

E motra dhe ajo do të ishin veprimtaret dhe mësueset e para në shkollën e vashave  hapur në 23 tetor 1891 në Korçë dhe vite më pas do bëheshin drejtueset e saj. E cilësuar si mësuese, atdhetare, dhe nismëtare e organizimit shqiptar për femra në vitet 1910-1920 , sot shënohen plot 150 vite pa veprimtaren Sevasti Qiriazi Dako.   

Në nder të personalitetit dhe figurës që luajti rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare në vitet 1920, këtë të premte Akademia e Shkencave organizoi një aktivitet përkujtimor .

Kryetar i Seksionit të Shkencave shoqërore dhe albanologjike, Pëllumb Xhufi tha se Qiriazi ka luajtur një rol shumë të madh në emancipimin e femrës shqiptare.

‘Sevasti Qiriazi u bë e para protagoniste femër, e dyta ishte Parashqevia, e betejave politikë, sociale, kulturore, diplomatike të lëvizjes Kombëtare 1890-1920. I madh dhe i çmuar ishte roli që Sevastia luajti si drejtues e partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA, në procese të SHBA-së në mbrojte të Pvarësisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar.’- tha studiuesi Pëllumb Xhufi.

Teksa e vlerësoi figurën e saj për kontributin dhe frymën e re që solli në kohë të vështira për arsimimin e shoqërisë dhe gruas shqiptare, gjuhëtarja dhe studiuesja Teuta Toska vlerësoi Qiriazin si një zë të veçantë për tekstet që ajo lëvroi dhe shkroi. 

‘Sevasti Qirazi Dako dhe Parashqevi Qirazi janë emra shumë të njohur për shqiptarët, kanë edhe një imazh publik të krijuar me kujdes nga historia komuniste vetëm pas vdekjes së tyre. Është e para grua që u përpoq që të tregojë tregime të shkurtra shqip. Vepra e vetme e Sevastisë, që gjendet sot për publikun, është libri që njihet sot si ‘Jeta ime’ e shkruar në anglisht prej Sevastisë.’- tha gjuhëtarja dhe studiuesja Teuta Toska.

Lindur më 24 shkurt 1871 e ndarë nga jeta në 1949 në Tiranë, Sevasti Qiriazi Dako bashkë me motrën e saj Parashqevi me kontributin që dhanë në vitet e jetës së tyre luajtën një rol kyç në udhëtimin e arsimit shqip, emri i të cilave përkujtohet edhe sot.

1621619030_Sequence03.00002501.Still001.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?