1500 ‘Ballistë’ dhuruan spektakël me fishekzjarre në rrugët e Tetovës, anëtari i grupit të tifozëve: E shohim ‘Shkëndijën’ si një kombëtare të dytë

29 Nëntor 2022, 12:25| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 12:39

  • Share

Tifopgrupi “Ballistët” dhuroi spektakël pak ditë më parë në Tetovë, të cilët ndezën në të njëjtën orën fishekzjarre në çdo rrugë, me rastin e 30-vjetorit të krijimit të grupit të tifozëve të Shkëndijës.

1500 tifozë përflakën qiellin, ndërsa u krijua një pamje fantastike. Sheki Ziberi, një nga anëtarët e grupit, gjatë një interviste për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' Report Tv u shpreh se beson se të gjithë shqiptarët janë krenarë me grupin e tifozëve. Ai tha se e shohin Shkëndijën si një kombëtare të dytë, ndërsa  theksoi se në ideologjinë e tyre është bashkimi i atdheut dhe i kombit.

‘Në prag të 110-vjetorit të Shqipërisë, por edhe të 30 vjetorit të grupit të Ballistëve. Kemi qenë koordinuar 1500 tifozë të shpërndarë kudo. Shkëndija e Tetovës është një nga klubet më të mëdha në shqiptari. Kjo pasi ish-Jugosllavia nuk ka lejuar që të ketë lëvizje apo klub shqiptarë dhe të arrijnë aty ku jemi ne sot me klubin tonë. E shohim si një kombëtare të dytë. Për Shkëndijën jetojmë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë që të mbështesim. Jemi nga 1500-2000 persona dhe nuk mundojmë asnjëherë. Shifrat nga viti në vit rriten. Ne jemi krenarë për të gjithë tifozeritë edhe tjera. Besojmë se gjithë shqiptarët janë krenar për atë që përgatitën për 110-vjetorin e Shqipërisë dhe 30-vjetorin tonë. Ideologjia e ballistëve është atdheu dhe bashkimi i kombit. 30 vjet është një arritje shumë e madhe dhe nga fillimet tona kemi ndihmuar çdo tifo grup shqiptar.’- u shpreh Ziberi.

Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me aktivitete dy ditore festuan 30 vjetorin e themelimit. Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin shqiptar të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idreks: 29/11/2022 12:57

    Jemi i vetmi vend ne Europe qe mburret me nje levizje qe bashkepunoi haptazi me pushtuesin, dhe qe vé tradhetaret mbi piedestal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?