1500 vrapues nga 35 shtete, Elbasani mirëpriti Maratonën 'Skampa'

6 Tetor, 16:53| Përditesimi: 7 Tetor, 10:22

  • Share

Elbasani mirëpriti këtë të diel 'Maratonën Skampa', një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, ku morën pjesë rreth 1500 vrapues nga 35 shtete. Përmes vrapimi, kjo maratonë ndërkombëtare shërbeu edhe për të përcjellë një mesazh për jetë të shëndetshme e aktive.

Maratona përfshiu gara në distanca prej 5 km, 10 km dhe 21 km, duke përçuar mesazhe të fuqishme për rëndësinë e një jetese aktive dhe promovimin e turizmit në qytet.

Çdo vit, kjo ngjarje ka sjellë një intensitet të veçantë, duke përforcuar imazhin e Elbasanit si një qytet që mbështet sportin dhe një stil jete të shëndetshëm.

Ky aktivitet organizohet për të dytin vit radhazi në Elbasan, në tre disiplina Mini dhe Half Marathon Skampa në 5 km – 10 km – 21 km.

Maratona Skampa është tashmë një garë e certifikuar ndërkombëtare. Realizimi i kësaj maratonë tregoi se maratonistët shqiptarë janë të aftë dhe me përvojë, për të ndërmarrë sfida të shkallës dhe kalibrit botëror duke konkurruar me kolegët e tyre në rajon dhe duke hapur një faqe të re në historinë e maratonës kombëtare dhe eksperimentimit të maratonës, më e gjatë se ajo klasike.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?