Kultura

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, botohet vepra e plotë! Akademikë e studiues: Pasuri e madhe kombëtare, kulm i atdhedashurisë dhe kulturës shqipe

16 Tetor 2021, 19:13| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 19:47

  • Share

Provinca Françeskane në Shqipëri organizoi një takim përkujtimor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së poetit të Kombit, At Gjergj Fishta, ku morën pjesë studiues, historianë dhe përfaqësues të klierit kalotike e diplomatik.

"Veçantia dhe përmbajtja e veprave të tij, e bajnë at me kën sfidues, frymëzues dhe aktual në çdo kohë  dhe për çdo gjeneratë", tha At Pashko Gojçaj  Provincial i 'Zoja Nunciate'.

Akademiku Sabri Hamiti u shpreh se At Gjergj Fishta është shkrimtari nacional që rrok lirikën, dramatikën e satirikën, njëjtë me kulturat letrare antike greke e latine.

"Fishta është poet nacional, kjo duhet të jetë themelore. Ai i mblodhi kulturat antik, greke e latine, filolatine por në të vërtetë ai ka artikuluar në shqip dhe është një trashëgimtar i Pal Engjëllit, trashëgimtar i Marin Barletit", tha akademik Sabri Hamiti.

Me rastin e 150-vjetorit të Lindjes Biblioteka Françeskane promovoi botimin e veprës së plotë At Gjergj Fishtës.

Drejtues i bibliotekës At Viktor Demaj tha se:

'Janë përfshirë në 7 vëllime, çdo vëllim i paraprin një studim i veçantë. Satirika botohet më e plotë sa ishte, duke krahasuar disa daktiloshkrime që kemi pasur në arkivin françeskan. Po ashtu publicistika, botohen disa artikujt të panjohur të Fishtës që janë vendosur të vepra".

Vëllimi i gjashtë përfshin Letërkëmbimin e At Gjergj Fishtës me përkthimin e letrave origjinale nga profesor Vinçens Marku.

"Tekstet që janë këtu faktikisht janë një pasuri e bukur për syrin por njëkohësisht edhe një pasuri e madhe shpirtërore dhe na bën ne të mendojmë se sa shumë është punuar për vendin tonë, për kombin, nga një brez i rëndësishëm, i shkëlqyeshëm i kulturës sonë, siç janë Françeskanët. Ndoshta janë gjëja më e çmueshme e të gjithë kulturës sonë, e atdhedashurisë sonë dhe e shpirtit shqiptar. Kulmimi më i madh i françeskanizmit është me At Gjergj Fishtën", tha ai. 

Ekspozita me dorëshkrime, objekte personale të Poetit do të qëndrojë e hapur deri më 23 tetor në ambientet e Bibliotekës Françeskane në lagjen historike Gjuhadol.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?