15-19 nëntor, zv/dekania e Filologjikut Elsa Rakipllari tregon risitë e panairit të librit

13 Nëntor 2023, 22:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 23:02

  • Share

Elsa Rakipllari, pedagoge dhe zv/dekane e Fakultetit Histori Filologji ka treguar risitë e shtëpive botuese për panairin e librit të këtij viti i cili nis të mërkurën, 15 nëntor dhe do të zgjasë deri në 19 nëntor, si gjithnjë te Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Në "Studio Live" me Arbër Hitajn në Report Tv, Rakipllari tha se shtëpitë botuese po rrisin cilësitë e librit jo vetëm në prurje, por edhe në përmbajtje.

"Ka një rritje të kulturës së botimeve, jo thjesht në prurje, por edhe në përmbajtje. Ka konkurrencë për të sjellë produkt të mirë dhe një mënyrë për të konkurruar është pikërisht përmes përmbajtjes dhje kujdesit edhe në aspektin e kontrollit, redaktimit, korrektimit letrat. Botimet sa vijnë dhe përmirësohen. Të gjithë duhet ta vizitojnë panairin e librit, dicka do të gjejnë një titull për të lexuar. Të lexuarit nuk është demode. Të gjithë të shkojnë dhe ta vizitojnë panairin, të marrin librat e tyre, leximi është investimi më i mirë te vetja. Të gjithë janë të mirëseardhur", u shpreh ajo. 

Por cilët janë librat që na këshillon Rakipllari për t'i lexuar?

"Unë kur jap këshilla për lexim dhe më pyesin jo rrallë, ndër këshillat që jap është lexoni nobelistët, sepse me nobelistët jemi të sigurt që po lexojmë letërsi të mirëfilltë. E veçanta e Hesse është që ti lexon një shkrimtar të një kalibri të lartë, por edhe një lexues me njohuri modeste merr kënaqësi nga kjo përvojë. Por ama edhe dikush tjetër që kërkon një përvojë edhe më intelektuale sërish përmbushet nga një libër i tillë. Librat e mirë sot janë ata që i flasin lexuesve të të gjitha niveleve. Ndaj them që kur lexojmë një nobelist patjetër që përvoja nga e cila ndahemi duhet të jetë një përvojë përmbushëse dhe do të na japë ato mbresa që do të na bëjnë të kuptojmë që koha që i kemi kushtuar leximit ia ka vlejtur nuk është kohë e çuar dëm".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?