Vajza 15-vjeçare la në burg të atin në Durrës pasi e akuzoi për incest. Më pas ajo u shpreh se akuzat e saj ishin të rreme pasi kishte patur me të atin një marrëdhënie jo të mirë, pasi ky i fundit i mori celularin ku gjeti disa biseda të papërshtatshme të saj me shoqet e veta.
Avokati Edmond Petraj i ftuar në ‘Përballje’ në Report Tv shprehet se i ati është ende në burg pasi rasti duhet të verifikohet deri në fund dhe duhet pritur verifikimi i raportit të mjekësisë ligjore
'Nuk jemi akoma në fazën e gënjeshtrës. Duhet bërë pjesa e ekspertizës me mjekun përkatës. Gjykata duhet të dilte me një masë sigurisë me afat, derisa të bëheshin analizat. Kemi shumë raste të abuzimit të fëmijës me prindin. Edhe nuk i durojnë dot më prindin me kërkesat dhe gjejnë format për tu hakmarrë pa ditur se çbëjnë. Nuk është pranuar edhe nga vetë vajza, jemi në fazën e verifikimit.
Kemi raportin mjekësor që duhet bërë urgjent, kemi dhe pjesën e vërtetësisë të gjithë fabulës së ngritur. Është rast shumë i vështirë, duhet verifikuar në imtësi. Ngelet për tu verifikuar. Nuk janë raste me tërheqje, duhet të verifikohen. Mund të zgjas me muaj. Ndërkohë do të shikojmë edhe raportin e mjekësisë ligjore. Do haj pak kohë. Shpresoj ti shkohet deri në fund dhe organi i akuzës do zbardhi diçka.'
Aktivistja Suela Koçibelli në lidhje Skype shprehet për Rovena Nezirin se vajza me revanshin e saj ndaj të atit që i mori telefonion ka dëmtuat gjithë familjen, por nga ana tjetër këta adoleshentë ndikohen nga mjedisi për veprime të tilla.
'Kemi një mes një 15-vjeçare që nuk ka arritur të zgjidh situatën dhe është kpaur mat nga prindi. Të tilla shpërthime edhe priten nga një 15-vjeçare. Është mekanizëm i rëndë. 15-vjeçaret sot këtë shohin si mesazh. Nëse ka gënjyer i bie që ballafaqohet me të vërtetën e saj. Nuk funksionon gënjeshtra.
Në fund po dëmton gjithë familjen. A mund të ishte shmangur? Babai kishte bërë një sjellje të fortë ndaj vajzës, edhe kishte një shpullë. Nuk besoj që ka ndonjë 15-vjeçare që e pranon këtë. A ka pasur marrëdhënie të shëndetshme mes tyre? Cila është figura e prindërimit në këtë rast? Është mosha kur kërkon të shkëputet nga hierarkia e familjes. Dhe prindi kërkon që të bindet.
Ajo mori një vendim, i cili është i gabuar. Prindit duhet të jenë më të vëmendshëm me fëmijët e tyre, pasi po rriten. Është mosha ku ndikimi i shoqërisë është më i madh se familja. Jo vetëm shokëve dhe shoqeve, është i medias, i informacionit që gjen në rrugë. Për sa kohë shoqëria na servir këtë gjë, ja ku kemi shembullin më ekstrem të mundshëm.'
Sociologu Gëzim Tushi e vlerëson situatën të marrëdhënieve prind-fëmijë si shumë të rrezikshme. Nga ana tjetër sipas tij fëmijët po përballen me një imperializëm kulturor që i bën të kthehen keq nga prindërve.
'Kemi probleme të mëdha mes prindërve dhe adoleshenteve dhe mësuesve me adoleshentët. Është një moshë plastike, as fëmijë dhe as e rritur. Në marrëdhëniet prindëruese duhet një kujdes i jashtëzakonshëm. Uroj të jetë gënjeshtër adolesheëntësh. Përgjegjësia e prindërve është maksimale. Këta adoleshentë kanë presionin që është nga brenda.
Ne kemi dhe adoleshentët të përplasen me një imperalizëm kulturor që i kërkon të bëhen mbretër në shtëpi dhe thonë unë dhe mua. Prindit janë të alarmuar sidomos për vajzat. U kërkojnë celular që të jetë i modës së fundit, u kërkojnë veshje luksi. Nuk dinë çfarë kërkojnë dhe i kërkojnë me çdo kusht. 15-vjeçarja ka bërë një veprim të papranueshëm. Por kemi probleme me marrdhëniet e prindërimit. Një pjesë e prindërve mendojnë me metoda autoritariste. Adoleshentët e sotëm janë materie tjetër, janë të shekullit XXI, jo të viteve ’60.
Nuk duhet autoritarizëm, jo heqje celulari me dhunë. Nuk është kjo rruga. Edhe njëherë e them mëkatarët e parë janë prindërit. Viktima janë fëmijët. Janë viktima të imperializmit kulturor që i imponohet me forcë.'
Avokati edhe nga informacionet në sallën e gjyqit ngre pikëpyetje për sjelljen e dyfishtë të 15-vjeçares.
'Vajza siç thoshin familjarët ka qenë e sëmurë dhe në një moment të caktuar ajo komunikonte me një kolegun tim qeshte. Cila do të ishte komunikimi i duhur? Do ishte e ndrojtur?', ngre pyetjen avokati.
Ndërsa Tushi thotë se psikologia e cila fillimisht mori denoncimin e vajzës, duhet të ishte më e kujdesshme dhe ta shqyrtonte rastin më mirë.
'Këta psikologët që kemi në shkolla, në raste të tilla do ishte mirë që të kishte jo vetëm 1 psikolog por edhe për të ditur disa tregues të karakterit klinik. Nëse je i bindur që akti qëndron dhe vajza të mbush mendjen shumë mirë në polici do shkosh. Kam përshtypjen se një teori distance duhet të kishte. Mund të rishikohej dhe ta diskutoje me vajzën sepse mund të kthente mendjen', thekson Tushi.
Sakaq, në lidhje skype, psikologia Destemona Çelo shprehet se psikologët kur përballen me raste të tilla kanë të gjithë tagrin për të kërkuar ndihmë nga organet kompetente.
'Mendoj se psikologia ka kuptuar nëse vajza gjendet në një gjendje frike alarmi. Duhet marrë parasysh si vajza shkoi te dera e psikologut. Duhet ngritur pikëpyetja pse vajza shkoi në këtë moment. Në momentin që vajza mund të ketë shkuar ajo vetë te dera e psikologut duhet një guxim ,që të krijosh marrëdhënie terapeutike. Por psikologu duhet të ngrejë pikëpyetje. Çfarë fshihet pas këtij zbulimi? Fshihet një manipulim. Ka nevojë të shprehi një dhunë, apo kërkon të manipulojë. Psikologu ka peshën e vetë për të kuptuar.
Gjëja e parë që bëjmë të kërkojnë ndihmë në organet kompetente. Ka tagrin ligjor. Mund ti duhej pak më shumë kohë. I duheshin ndoshta edhe informacione të tjera. kur ka raportim për abuzim, gjëja e parë është të mbrojmë viktimën. Kërkohet një raportim menjëherë dhe referim tek punonjësi i mbrojtjes së fëmijës dhe denoncim tek policia', nënvizon psikologia.