15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Zeka në ‘Pa Protokoll: Kurti e Osmani 'harruan' Thaçin! Krashi: Shqipëria në krah të Prishtinës! Bogdani: Rama mik i Vuçiç

17 Shkurt 2023, 22:25| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 06:58

  • Share

Kosova shënoi sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e pikërisht në këtë ditë nuk munguan urimet nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët të cilët shprehën mbështetjen për Prishtinën. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u diskutua mbi këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, por edhe mbështetjen që ka pasur nga Shqipëria.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku dhe analisti Milaim Zeka vlerësuan rolin që ka pasur Shqipëria në pavarësinë e Kosovës.

“Falënderimi më i madh i takon Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës. Çdo gjë, qoftë Adem Jashari, ushtrimet e para ushtarake i kanë bërë në Shqipëri, me ato armë të ndryshkura e të pandryshkura ja kemi nis luftës çlirimtare në Kosovë. Një rol shumë të madh ka luajtur Ramiz Alia.  Ka bërë në shumë se mundësitë reale që ka pasur. Shqipëria ka bërë mjaft në diplomacinë ndërkombëtare”, tha Zeka.

Shqipëria ka luajtur një rol substancial për Kosovën”, tha Çejku.

Analisti Zeka komentoi po ashtu edhe seancë solemne që u mbajt në Kuvendin e Kosovës. Zeka tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk përmendën sot Hashim Thaçin, i cili shpalli pavarësinë e Kosovës dhe sot ndodhet në Hagë. Sipas Zekës, sfida më e madhe e Albin Kurti është arroganca që po tregon kundrejt SHBA-së.

“Presidentja dhe kryeministri nuk thanë asnjë fjalë për ish-presidentin Thaçi dhe njeriun që shpalli pavarësinë e Kosovës. Unë kam qenë kundërshtar politik i Thaçit, por nuk jam kundërshtar historik siç janë Osmani dhe Kurti. Se kanë përmendur fare sot. Ai është njeriu që e ka shpall pavarësinë.

Sfida Albin Kurti është që po tregon arrogancë dhe mosdëgjueshmëri nga SHBA. Ai njeri që është treguar i padëgjueshëm në raport me perëndimin dihet se ku kanë përfunduar. Kurti duhet ti tregojë kombit shqiptar që është kërkesë e BE dhe SHBA që një orë e më parë të formulojë asociacionin e komunave serbe”, tha Zeka.

Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani tha se sot Shqipëria është më larg se kurrë nga Kosova, e sipas tij Rama po mbron interesat e Beogradit. Por, deputeti socialist, Lavdrim Krashi thotë se Rama është në krah të Kosovës dhe se nuk mund të cilësohet si tradhtar i kombit.

“Sot miku më i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë është Vuçiç. Në momentin që vendosën serbët barrikada qeveria shqiptare hesht”, tha Bogdani.

Në relacion me Shqipërinë jo. Shqipëria është gjithmonë në krah të Kosovës. Nuk ka shqiptar që është tradhtar për kombin, as zoti Rama. Rama ka thënë në mënyrë të vazhdueshme që Serbia duhet ti kërkojë ndjesë Kosovës për gjenocidin”, tha Krashi.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, rrëfeu emocionet në momentin e shpalljes së pavarësisë, si i vetmi përfaqësues nga Shqipëri anë Kuvendin e Kosovës.

"Privilegjin të jem përfaqësuesin e Shqipërisë në momentin historik të shpalljes së pavarësisë në parlamentin e Kosovës. Për çdo shqiptar kudo ku ka qenë, Prishtina ka qenë kryeqyteti i shqiptarisë se u realizua një ëndërr e atyre luftëtareve për të parë një Kosovë të lirë e të pavarur. E gjithë festa është mbuluar me flamurin e kuqezi", tha Çejku. 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Buda: 18/02/2023 02:29

    Unё i them analistit Bogdani se politikan demokrat me patriot mendjendritur si Edi Rama nuk i vjen mё shqiptarёve qё jetojnё nё pesё shtete tё copёtuar tё Ballkanit Perёndimor. Politika e Ballkanit tё Hapur (Open Balkan) ёshtё tёrёsisht nё favor tё shqiptarёve, tё cilёve nuk iu interesojnё kufijtё e vendosur me forcёn e armёve nga fqinjёt shovinistё. Ashtu si nё kohёn e Perandorisё Osmane, kur popujt jetonin pa ndarje kufitare, edhe nё kuadёr tё Bashkimit European, shqiptarёt do tё bёhen pёrsёri zotёr tё Ballkanit dhe mё gjerё.

    Përgjigju
  • asolingo: 17/02/2023 23:24

    Kush eshte ne pd dhe nuk eshte idiot,me thoni nje dhe vetem nje.Mbajne fjalim per pavaresine e Kosoves dhe pd si gjithmone flet per rezimin e Rames.Ti hani m*..Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?