16 bashki zhyten në borxhe, Kavaja në prag ‘falimenti’

13 Mars 2021, 22:30| Përditesimi: 13 Mars 2021, 22:37

  • Share

16 bashki nuk kanë më para dhe për pasojë u janë shtuar borxhet. Të dhënat Ministrisë së Financave flasin për rënie në të ardhurat e pushtetit vendor me 4.9%, si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë.

Ndërkohë në një raport të shoqatës së bashkive janë 22 prej tyre ndodhen në gjendje më të vështirë financiare, por më kritike është situata në bashkinë e Kavajës e cila rrezikon falimentimin. Kjo e fundit 85.2% të shpenzimeve të miratuara i ka borxhe. Në vitin 2020 borxhet e Kavajës arrinin në 727.8 mln, duke përbërë më shumë se 10% të borxhit total vendor.

Nga ana tjetër me probleme dhe vështirësi financiare janë listuar bashkitë Peqin, Lezhë, Klos, Selenicë, Mirditë, Kamëz, Cërrik, Librazhd, Roskovec, Libohovë, Bulqizë, Tropojë, Pogradec, Tepelenë, Finiq, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Poliçan, Konispol dhe Ura Vajgurore, ndërsa pjesa tjetër janë pa probleme financiare.

Gjatë vitit të pandemisë ka rritur borxhet Malësia e Madhe, Roskoveci, Belshi, Divjaka dhe bashkia Kuçovë. Borxhi më i lartë është akumuluar nga 3 bashki, Tiranë, Kavajë dhe Vorë.

Detyrimet më të madha pushteti vendor i ka akumuluar për shkak të investimeve, pasi 53.4% e borxhit është për këtë kategori. Pra bashkitë po kryejnë investime me borxhe, më pas renditen vendimet gjyqësore me 11.5% dhe shërbimet me 10%.

Ndikim në këtë situatë të vështirë ka dhënë më  së shumti pandemia dhe termeti pasi raporti thotë se pushteti vendor ishte i papërgatitur për t’ju përgjigjur situatës dhe ato u përballën dhe me vështirësi në funksionimin e tyre të brendshëm dhe në ofrimin e shërbimeve publike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?