Kultura

Aktivitetet kulturore/ 16 këngë qytetare në një koncert nga sopranoja Nina Muho! ‘Monolog për violonçel’ në Teatrin Kombëtar të Operës

28 Qershor, 12:45| Përditesimi: 28 Qershor, 15:33

  • Share

1.Sopranoja Nina Muho sjell në skenë 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet. Ky koncert, që do të mbahet në 30 qershor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë tabanin e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

2. Ekspozita “Psychomnemonic Machine” nga Theo Napoloni është ekspozita që e çelur prej mbrëmjës së 27 qershorit te Galeria e Bregdetit në Radhimë e që do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në 22 korrik.

3. Koncerti “Monolog për violonçel” Enea Nushi do të mbahet te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në 29 qershor në orën 20:00. Të pranishmit mund të shijojnë vepra nga Ysaye, Ligeti, Hindemith dhe Cassadó.

4. “Poetika e veprës letrare të Ridvan Dibrës” është konferenca shkencore që do të mbahet te Biblioteka në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në 30 qershor në orën 11:00.

5.Në 30 Qershor, në orën 19:00 në Kooperativën e Artit në Vaqarr mund të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme teatri dhe prezantimesh skenaristike.

6. Mr Cool & Ad Disha do të interpretojnë muzikë live te “Tiki” në Green Coast, Palasë mbrëmjen e 29 qershorit.

7. “Ëndrra mbi Levando” është koncerti me Sardi Strugaj, Renis Gjoka dhe plot surpriza të tjera, që do të mbahet këtë të shtunë, në 28 qershor, në orën 17:00 në Kushovë.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?