Kultura

16 këngë të tabanit shqiptar në një koncert me kuartet! Sopranoja Nina Muho sjell trevat e vendit në Opera

2 Korrik, 11:10| Përditesimi: 2 Korrik, 15:23

  • Share

“Asaman o trëndafil çelës”, “Thëllëzat kur hedhin valle”, “Kush të don më fort se unë”, “Margjelo”, “Valsi i lumturisë”, “Kroi i fshatit tonë”, si dhe këngë të tjera të njohura qytetare shqiptare sollën një atmosferë të bukur për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Të interepretuara për herë të parë me kuartet ato erdhën të kënduara nga sopranoja Nina Muho, duke sjellë për të pranishmit tingujt e trevave të ndryshme shqiptare, që nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, por edhe Kosova.

“Të këndosh në gjuhën tënde është ndryshe dhe është një emocion shumë i veçantë. Kisha një nevojë të brendshme për të kënduar shqip dhe kisha një nevojë të brendshme për ta risjellë këngën popullore pa e prekur formën apo melodinë që ka pasur.  Jemi munduar që ta përshtasim brenda elegancës sonë dhe të qëndrojmë korrektë.”, - thotë sopranoja Nina Muho.

Koncerti solli 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara nga Gëzim Bulçari në violinë, Sonja Hoxhallari në violinë, Flobens Zyma në violë dhe Gëzim Hysi në violonçel. Shkrimi i partiturave për kuartet dhe kurimi dhe përzgjedhja e pjesëve është bërë nga Renald Foçi dhe Gridi Kraja.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?