Fitorja e Besëlidhjes me Tiranën

16 pikë diferencë, Besëlidhja fiton me Tiranën në finalen e parë të basketbollit

19 Prill 2023, 10:40| Përditesimi: 19 Prill 2023, 10:42

  • Share

Superliga e meshkujve në kampionatin kombëtar të basketbollit zhvilloi finalen e parë të sezonit, aty ku do mësohet edhe skuadra kampione. Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, Besëlidhja mundi 93-77 Tiranën, në një ndeshje të dominuar nga lezhjanët. Perioda e parë u mbyll 19:22 për Tiranën, teksa në të dytë Besëlidhja fitoi 30-16, aty ku u vendosën edhe fatet e ndeshjes.

Pas pushimit të pjesës së parë, sërish Besëlidhja mori periodën e tretë me rezultat 21:16. Perioda e katërt u mbyll 23:23 për rezultatin e përgjithshëm 93-77. Më i miri në fushë për lezhjanët ishte Felton me 28 pikë, 6 rebaund dhe 2 asiste, teksa edhe Robinson shënoi 24 pikë.

Te Tirana Hamati ishte më i mirë me 26 pikë. Dueli i "Asllan Rusit" u ndoq nga më shumë se 1 mijë tifozë, teksa sportdashësit kishin udhëtuar edhe nga Lezha duke krijuar një atmosferë të ngrohtë.

Finalja e dytë mes këtyre skuadrave do zhvillohet në Pallatin e Sportit "Feti Borova" në kryeqytet, këtë të shtunë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?