Të paktën 25 persona u vranë këtë të hënë në sulmet ajrore izraelite, thanë autoritetet lokale shëndetësore në një numër të përditësuar, përfshirë 10 persona të vrarë në Zeitoun, në jug të qytetit të Gazës. Shifrat u raportuan nga The Guardian që shpjegon se dy persona që prisnin ndihmë u goditën nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Rafah.
Trupat u dërguan në kompleksin mjekësor Nasser sic thotë Al Jazeera, struktura spitalore që kohët e fundit po përballet me ngarkesën më të madhe në Gazën e shkatërruar. Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se të paktën 85 palestinezë ishin vrarë dhe 365 të tjerë ishin vetëm në 24 orët midis 28 dhe 29 Qershorit. Disa viktima sipas deklaratës kanë mbetur nën rrënoja e rrugë dhe se ambulancat dhe personeli i mbrojtjes civile nuk ishin në gjendje t'i arrijnë ata.
Bilanci total i luftës së Izraelit në Gaza ka arritur në shifra tragjike, ku të vrarët janë të paktën 56,500 dhe të plagosurit 133,419 që nga tetori i vitit 2023. Shifrat janë të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës.
Komente
