Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit të ikjes së të atit nga kjo jetë, Dritan Hoxha themeluesi i televizionit Top Channel, ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social Instagram, ku i dedikon disa fjalë të ndjera.
“Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.
E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim, por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshueshmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën.
Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër", shkruan ajo.
Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.