Kronikë

165 shoferë të ndëshkuar gjatë një jave në 'Tunelin e Murrizit', Policia Rrugore: 400 mijë lekë gjobë dhe 15 pikë zbritje nga patenta

13 Prill, 16:51| Përditesimi: 13 Prill, 17:15

  • Share

Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me gjobë 40 000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.

‘Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit’, njoftoi sot policia.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?