Sport

VIDEO/ 160 kilometrat e para të 'Giro d'Italia', itinerari ku do kalojnë 184 çiklistët nga Durrësi drejt Tiranës

9 Maj, 10:34| Përditesimi: 9 Maj, 12:10

  • Share

DURRËS - Fillon sot edicioni i 108-të i 'Giro d'Italia', garës së famshme të çiklizmit që për herë të parë në histori do të zhvillojë tre etapa në Shqipëri. Sot në orën 13:10 do të nisë Etapa e Parë nga Durrësi drejt Tiranës, e gjatë 160 kilometra në total. 184 çiklistët e 23 skuadrave pjesëmarrëse do përshkruajnë një terren fushoro-malor. Nisja është parashikuar në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes do të jetë pak pas orës 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve.

VËSHTIRËSIA - Etapa bëhet e vështirë pas një faze të sheshtë prej rreth 65 km. Ngjitja e Gracenit përshkohet përpara se çiklistët të mbërrijnë në Tiranë dhe të hyjmë në qarkun e fundit drejt finishit.

Gara, nga ngjitja më e madhe do të mbulojë pothuajse të gjithë aksin prej afërsisht 22 km përpara se të kalojë vijën e finishit dhe të përshkojë një xhiro të plotë. Ngjitja e Surrelit do të zhvillohet dy herë me pjerrësi prej 13% në pjesën e parë. Kilometra e fundit, zbritja pas Surrelit vjen në rrugë mjaft të gjera qyteti. 3 km e fundit paksa zbritëse deri në kilometrin e fundit. 500 metrat e fundit janë të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me ​​gjerësi 8 metra.

TRE ETAPAT NË SHQIPËRI

ETAPA 1: 9 Maj / Durrës - Tiranë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë - Tiranë

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë - Vlorë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

S.Dh/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?