Foto ilustruese

Nuk kishte leje drejtimi, 16-vjeçari bie me motor nga ura! E mori me qira

14 Mars, 19:13| Përditesimi: 14 Mars, 20:28

  • Share

Përmet - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në të hyrë të Piskovës në Bashkinë Përmet. Gazetari i Report Tv, Piro Nase, raporton se një 16-vjecar teksa po ngiste një motoçikletë ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë, në aksin nacional Këlcyrë-Permët.

Djali 16-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali 16-vjecar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.

Lajmi në përditësim...

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?