Politikë

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida

1 Prill, 09:38| Përditesimi: 1 Prill, 11:54

  • Share

Shqipëria kremton këtë 1 prill 16-vjetorin e hyrjes në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Në këtë përvjetor, presidenti i Republikës Bajram Begaj shkruan se Shqipëria e feston me krenari këtë ditë, duke dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 

“Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” shkruajti kreu i Shtetit.

Edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, përcolli një mesazh për këtë ditë duke shkruar se Shqipëria ka NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë!

“Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.” - nënvizon Ministri Hasani.

Për ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu, ky rrugëtim 16-vjeçar ka qenë plot sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha.

“Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme”, thotë Vëngu, duke e quajtur anëtarësimin një nga arritjet më historike të kombit shqiptar.

Shqipëria mbetet një aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s, aleancës më jetëgjatë dhe më të fuqishme në botë. Anëtarësimi i saj në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.

Ora 10:12
16 vite në NATO/ Vëngu përkujton hyrjen në Aleancën Euroatlantike: Rrugëtim i mbushur me sfida

1743495305_4886006321221508943664733145580484521326074557n.jpg

Ditën e sotme është shënuar 16 vite nga hyrja e Shqipërisë në NATO. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka përkujtuar me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale përvjetorin e aleancës ushtarake. Ministri është shprehur në statusin e tij se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dashmuar vendosmërinë për një paqe të qëndrueshme.

Nga ana tjetër Vëngu thotë se ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida.

‘16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë! Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha. Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme. Krenarë për rolin tonë në Aleancë!’- shkruan Vëngu në stausin e tij.

Ora 09:48
Begaj për 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë, vijojmë të përkushtuar ndaj aleancës

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 - vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. 

Në një postim në rrjete sociale, kreu i shtetit tha se në këto vite, vendi ynë ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës dhe do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj saj.

“16 vjet në NATO.

Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” - u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?