17 godina me serverë në kampin MEK, eksperti IT në Report Tv: U kujtuam pak vonë, duhen më tepër ekspertë! Ata mund të kenë ushtri digjitale

21 Qershor 2023, 13:15| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 13:22

  • Share

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka dhënë një koment sa i takon zbarkimit të 1 mijë forcave policore në kampin e MEK në Manzë, për të cilët SPAK dyshon se kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të shteteve të huaja.

Por sa gati është Shqipëria të përballet me agresionet moderne? Eksperti i IT në një intervistë në Report Tv me gazetaren Besiana Pelushi në Report Tv tha se Shqipëria është kujtuar pak vonë për të marrë hapa të tillë nëse kishin evidentuar rrezik. Me teknologjitë e reja, eksperti i IT tregon se ndikimi i tyre mund të ketë qenë edhe më i madh pavarësisht se kishin 17 godina me serverë, madje sipas tij, iranianët mund të kenë edhe ushtri digjitale.

“Sot me teknologjitë e reja në cloud ti mund të maresh me qira server dhe mund t’i përdorësh për qëllime sulmesh kibernetike. Ndoshta këto kanë qenë ushtri digjitale për të krijuar content, fake news ndaj shteteve të ndryshme, por edhe ndaj qeverisë së Iranit.

Shteti shqiptar mund të jetë kujtuar pak vonë, se janë kompanitë tona ato që kanë internet.”- tha ai.

I pyetur se cila është sfida më e madhe e vendit tonë, eksperti i IT këshilloi të shtohej më tepër vëmendja te ushtarët kibernetike, pra njohësit dhe specialistët në fushën e IT për të rritur sigurinë nga sulmet kibernetike.

“Sfida më e madhe në Shqipëri janë burimet njerëzore. Ndoshta duhet të rrisim numrin e ushtarëve kibernetikë, nëse ata fizikë i kemi 5 mijë, të paktën të kemi 500 ushtarë kibernetike.”- tha ai.

Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja. Në konferencën e djeshme të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku për raportimin e situatës së krijuar nga ndërhyrja policore në Manzë, u bë e qartë se anëtarët e opozitës së Iranit kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiture bën vitin 2014.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?