Kreu i PD-së Lulzim Basha

Opinion

17 maji 2017, problemi afatgjatë i Bashës

29 Korrik 2021, 13:25| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 13:27

  • Share

Pavarsisht problemeve qe u identifikuan ne raportin e OSBE/OHDIR per zgjedhjet e 25 prillit, te cilat Basha i trumbetoi fort ditet e fundit, problemi me i madh afatgjate i tij eshte marreveshja e 17 majit 2017 me Ramen.

Ne 30 vjetet e fundit, raportet e OSBE/OHDIR identifikojne probleme te zgjedhjeve ne Shqiperi dhe japin rekomandime per zgjedhjet pasardhese. Pas cdo pale zgjedhjeje, partite humbese kane trumbetuar problemet, per te justifikuar humbjen, ndersa partite fituese kane trumbetuar permiresimet, krahasuar me zgjedhjet paraardhese. Vetem pas zgjedhjeve te 1996-es, u kerkua nga kancelerite perendimore perseritja e zgjedhjeve ne 40 zona elektorale. Pas te tjerave, eshte kerkuar vetem permiresimi i metejshem i standarteve te zgjedhjeve.

Por sado te permiresohen standartet zgjedhore, historia elektorale shqiptare ka treguar se rrotacioni realizohet vetem kur vjen nje dallge te madhe elektorale e opozites, ose kur partia ne pushtet percahet keqazi (si PS-ja para zgjedhjeve te 2005-es).

Qe PS-ja te percahet keqazi (si para zgjedhjeve te 2005-es), gjasat jane fare te vogla, per te mos thene zero – Rama e ka siguruar tashme dominimin e plote te partise. Nje nderhyrje e forte nga jashte partise (SPAK, FBI, Departamenti i Shtetit, etj.) nuk duket ne horizont te pakten ne kater vitet ne vijim. Pra, fati I ardhjes se Bashes ne pushtet duket se varet vetem nga aftesia e tij per te frymezuar nje dallge gjigande elektorale ne zgjedhjet e ardhshme.

Por ketu del ne skene marreveshja Rama-Basha e 17 majit 2017… Para asaj marreveshje, sondazhet tregonin se PD-ja dhe aleatet e saj te vegjel tradicionale ishin pak a shume ne kuotat e 2013-es, kur humben pushtetin. Por pas marreveshjes, PD-ja pesoi pikiate, dhe ne zgjedhjet e qershorit 2017, mori vetem 460 mije vota (se bashku me aleatet, qe i perfshiu ne listat e veta). Nje tkurrje prej 220 mije votash, qe erdhi si pasoje e tkurrjes prej 200 mije te pjesemarresve ne zgjedhje…

Para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, sondazhet treguan se PD-ja po dilte me shpejtesi nga humnera e 2017-es. Dhe Rama, si nje ndjekes i vemendshem i sondazheve, ringjalli fantazmat e marreveshjes se 17 majit 2017, duke ribere oferte publike per nje bashkeqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve. Nje teze e tille kishte funksionuar per tkurrjen e pjesemarrjes se elektoratit te djathte para kater vjetesh dhe duket se funksionoi pjeserisht me 25 prill, kur per PD-ne (dhe satelitet e saj te perfshira ne listat e veta) votuan vetem 650 mije te djathte – 30 mije me pak se me 2013, kur humbi pushtetitn (shihni grafikun shoqerues).

Ne vitet ne vijim, duket se fantazmat e asaj marrveshje fatkeqe me Ramen do ta ndjekin vazhdimisht Bashen. Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

Se sa lidhen keto lajme me biseden e gjate koke me koke mes Rames e Bashes ne 17 majin e 2017-es, ndoshta nuk do ta marrim vesh kurre. Por qe Rama eshte i interesuar te qarkullojne lajme te tilla, nuk do shume perpjekje te hamendesohet. Lajme te tilla nuk e kane tkurrur PS-ne elektoralisht deri me sot – qysh kur erdhi ne pushtet me 2013, ajo dhe satelitet e saj jane luhatur rreth 800 mije votive. Nderkohe eshte provuar se te tilla lajme ndikojne ne tkurrjen e pjesemarrjes se elektoratit te djathte – bashkepunimi i nendheshem i kreut te PD-se me kreun e PS-se eshte anathema per te djathtet tradicionale…

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?