76 vjetori i çlirimit të Tiranës, ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur'! Veliaj: Ditë e lavdishme! Meta: Të ringremë ngremë vendin

17 Nëntor 2020, 08:06| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 14:45

  • Share

TIRANË- 76 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.

Nga “Ushtari i Panjohur" ku u zhvilluan ceremonia për 76 vjetorin e Çlirimit të Tiranës kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vlerësoi heronjtë e vendit nuk la pas akuzat ndaj opozitës

Edhe Presidenti Meta ditën e Çlirimit të Tiranës e shikon si një ditë reflektimi.

Deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, përkujtuan dëshmorët që dhanë jetën për liri 76 vite më parë.

Ora 11:51
76-vjetori i çlirimit të Tiranës, ithtarët e Enver Hoxhës homazhe tek 'Ushtari i panjohur'

Në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë nuk kanë munguar dhe veteranët e luftës antifashiste.

Ata u shfaqën pranë "Ushtarit të panjohur" me pankarta në duar me portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Ora 11:27
Meta: Të punojmë për një Shqipëri demokratike, që të rinjtë të mos largohen! Të mos humbasim kursin drejt Europës

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe te "Ushtari i Panjohur" në kuadër të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës, ku nuk i ka kursyer edhe mesazhet politike.

"Çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm se i la një legjitimitet luftës antifashiste dhe kontributit të popullit shqiptar në nivele ndërkombëtare. Një mirënjohje shkon për popullin e Tiranës që u bë njësh me çlirimtarët, fëmijëve, grave të moshuarve që ndërronin barrikada natën që çlirimtarët të përparonin gjatë ditës. Në këtë ditë të rëndësishme të luftës, kryeqytetit, është e rëndësishme që të ulemi me nderim, por të punojmë për të çuar amanetet e tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike, një vend ku shqiptarët të jetojnë të lumtur, që i jep fund shpopullimin nga ky vend që gjaku është derdhur lumë brez pas brezi. Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se tani që Shqipëria ditë mos e humbasë drejtimin Europian, jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit, me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ka ardhur koha jo thjeshtë ta duam por që ta bëjmë Shqipërinë si Europa, unë besoj se të gjithë bashkë do ia dalim që të rikthejmë shpresën në ringritjen shumë me të fortë të vendit tonë", tha Meta.

Ora 11:09
Veliaj nga ceremonia e 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës: Minoranca e zhurmshme dhe e rrënuar moralisht nuk do tja dalë me këtë retorikë

Në ceremoninë e zhvilluar si përkujtimore të luftës për çlirimin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se minoranca e zhurmshme dhe e rrënuar nuk ka për tja dalë për të marrë pushtetin me retorikën e saj politike.

Duke shprehur se PD ka firmosur raportin e Dick Marty për krimet e luftës gjatë luftës së Kosovës, si dhe tentativën për të shitur detin, Veliaj u shpreh se ata nuk do tja dalin.

Në ndryshim nga opozita, Veliaj i bën thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të punojnë së bashku në të mirë të Shqipërisë.

"Minoranca e zhurmshme e rrënuar moralisht që firmosi raportin e Dick Marty si dhe disa vite më parë tentuan të shesin detin. Nuk do tja dalin. Ne na ka bërë bashkë një thirrje. Liria ka emër, tradhëtia ka emër, shitja e detit a ka emër? Për PS, lufta nacional çlirimtare është një luftë e lavdishme. Kemi sot momente për të reflektuar. Besoj se mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e të rënëve është që të qëndrojmë të bashkuar. Ne duhet të vijojmë në rrugën tonë për ndërtimin e Shqipërisë si dhe për rrugën e saj europiane. Ne jemi pjesë e NATO-s ndaj dhe pushtimi nga të huajt është shumë e vogël. Por askush nuk na mbron nga sabotimi i vetëvetes. Sot nuk ka asnjë punë që ta lërë për më vonë apo ta lëmë për nesër. Vetëm e mira dhe bashkimi e ka çuar këtë vend përpara. Shumë punë na presin por hap pas hapi, së bashku po ndërtojmë Shqipërinë. Për ne shqiptarët duhet ta ulim tonin dhe të reflektojmë. Sot, 17 nëntori na ka bërë të gjithë bashkë, socialistë dhe demokratë dhe uroj që të jemi kështu së bashku për të mirën e Shqipërisë" - tha Veliaj.

Ora 10:11
76-vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur', i pranishëm kryebashkiaku Veliaj

Në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, tek Ushtari i Panjohur zhvillohen homazhe për ata që kanë sakrifikuar jetën për liri.

Në këtë ceremoni është i pranishëm dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ora 08:17
Çlirimi i Tiranës, Braimllari: Mirënjohje për të rinjtë e të rejat që ranë në këtë betejë

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka kujtuar luftën e Ushtrisëë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë për çlirimin e Tiranës që sot shënon dhe 76-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata persona që kanë dhënë jetën e tyre për liri.

Postimi i plotë:

"Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.
Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme"

Nderim dhe mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës.
Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare.
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • faro: 17/11/2020 16:11

    Lavdi DËSHMORËVE! Ata u flijuan për ATDHE . Dikush kërkon ti keqpërdor, gjoja në emër të luftës kundër komunizmit. Përdorimi I frazave politike DUHET të evitohet në nderimin e tyre. ATA u takojnë TË GJITHËVE! FLIJIMI I TYRE NDERON ÇDO SHQIPTAR!

    Përgjigju
  • Leli: 17/11/2020 11:41

    Z. Metà. Tani u kujtove te punosh per shqiperin? Ku ishe 30 vjet? Apo u ngope by..n atyre brumbuj plehu te tuve.

    Përgjigju
  • Fabio: 17/11/2020 10:39

    Bobo akoma keta me kete historin e komunizmit qe kane luftuar partizanet

    Përgjigju
    • Fabio: 17/11/2020 12:39

      Meqe paskan luftuar sa partizan ka te vrare dhe sa gjermane ka te vrare

    • Une: 17/11/2020 11:25

      bobo akoma ka idoter te tille verdalle qe japin mende per komunizmin, nazismin, covidin dhe vaksinen. Ilaci me i mire per ju eshte viti 1945 ne Hollande e France, qethja e kokes publike po ishe femer dhe varja me kok poshte po ishe mashkull... edhe te fala hitlerit ne boten tjeter.

  • Une: 17/11/2020 10:01

    76 vjet festime dhe sa te kete Shqiperi nuk do ndalohen kurre. Megjithese per sa kohe kemi ciniket dhe shpirtliget ne pushtet dhe opozite nuk do marrin vleresimet si i marrin ne Britani, France apo ne Amerike. Nuk ka te krahasuar vleresimi qe ju ben bota demokratike luftetareve te saj ne luften e dyte boterore. Sot eshte edhe me kuptimplote ky vleresim pasi ne gjithe Evropen po ngrejne koken nazistet dhe fashistet populiste.

    Përgjigju
  • Tani: 17/11/2020 09:21

    Gjyshi im ( ndjese paste ) ishte ato dite ne brigaden e 1 sulmuese dhe luftoi per Tiranen qe pas 76 vitesh ta betonizoje Lali dhjeri , qe bashke me gjithe Shqiperine ta perdore si ciflik PPP ky drogaxhiu i gjate , ta perdore per te pasuruar kunatin Lul Basha e si " toke e xanun " barbaret e ardhur te Sali Berishes.Po cpatet qe e cliruat o gjysh se e kishte mire gjermani a derezi .

    Përgjigju
    • Tani: 17/11/2020 12:09

      Po nuk kuptove ironine e perdorur nga ana ime per te treguar derexhene ku ata maskarenjte e treguar me emer dhe mbiemer ne koment nuk eshte faji im o " Une ".Thelbi i komentit eshte qe pas 76 vitesh nje tufe bij k.... si politikanet tane po e vjedhin vendin tim , tendin dhe te paraardhesve tane me keq se pushtuesit.Nuk ta ngau njeri Edi Ramen , ishallah rron 200 vjet e ju nxjerr shpirtin nga b... ketij populli qe e duron se une vete i kam zgjidhur hallet o mik .

    • Njoni: 17/11/2020 11:24

      O Tano e kupton tashi pse vuan shqipëria? Janë shtuar shumë interesaxhijtë partiakë që nuk duan arritje me punë e me djersë por me lëpirje bythe dhe që kjo lloj shtrese të proliferojë ka nevojë për mungesën e SHTETIT.

    • Une: 17/11/2020 11:22

      "Po cpatet qe e cliruat o gjysh se e kishte mire gjermani a derezi" Ketu qendron cinizmi yt o derezi... Po ti nuk ke faj qe nuk kupton se cinizmi tashme ka hyre ne ADN e shqipove qe nga koha e Skenderbeut e deri me sot. Pas 90 hyri kultura mizerabel dhe denigruse ndaj prinderve qe edhe sot pas 30 vjeteve nuk po clirohen dot. Por historia nuk fillon e nuk mbaron me ty or mik. Edhe nipi yt do shkruaj sa injotanter ke qene ti dhe shume si ty qe mendonin se pushtusit e kishin mire.

    • Tani per Une: 17/11/2020 10:43

      Me fal se une mbase nuk jam i zgjuar si ju partiaket qe komentoni ketu e jeni plot mend e ide po ku qendron cinizmi im ketu ?Ik mor i mjere se une dhe familja ime kemi mbi 100 vjet qe i sherbejme ketij vendi, jemi patriote e jo sherbetore partish.

    • Une: 17/11/2020 09:54

      Ta dinte gjyshi jot qe i nipi do ishte kaq cinik dhe mizerabel mbase nuk do merrte mundimin te bente tet eme apo tet ate.

  • Partizani legjendar: 17/11/2020 08:37

    76 vote me pare populli she partizanet e Brigades se pare luftuan. Ne 17 Nentor cliruan Tiranen ne 29 Nentor forcat e Ushtrise Nacional Clirimtare cliruan tere Shqiperine kurse sot pas 76 vitesh per te ruajtur pushtetin duan Europen ate Europe qe e coptoi ne 1913.

    Përgjigju
    • One: 17/11/2020 09:17

      Ka patur dhe do kete debat per luften clirimtare te komunisteve. Por cfare nuk kemi kuptuar mbas gjithe ktyre gabimeve eshte se nuk mund te fajesojme te tjeret per gabimet tona. Po te kishin gjetur gjuhen shqipetaret mbase nuk do ishim coptuar. Po mos kishim luftuar me njeri tjerin mbase do ishim drejtuar dhe perfaqesuar nga pjesa me inteligjente e shoqerise. Mbase, mbase sot do kishim me shume dinjitet dhe mireqenie.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?