Foto ilustruese

17 prilli dita pa makina, Tirana organizon aktivitete, DJ më të njohur mblidhen në Parkun e Liqenit

13 Prill 2022, 21:42| Përditesimi: 13 Prill 2022, 21:56

  • Share

TIRANË- Dita e dielë, 17 prilli do të jetë dita pa makina. Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar.

Në kuadër të ditës pa makina, Bashkia Tiranë do të organizojë disa aktivitete, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e mirë me DJ më të njohur në kryeqytet, por jo vetëm.

Prej disa vitesh, “brunch” është kthyer në një alternativë interesante për fundjavat në Tiranë. Zgjimi i vonët i të dielës, natyra, ushqimi dhe muzika e mirë kombinohen në 17 prill në Beats n’Brunch.

Një e dielë alternative që nis në orën 12:00 dhe vazhdon deri natën vonë nën tingujt e muzikës elektronike me të ftuar ndërkombëtarë si Sebastian Leger apo Korolova.

Programi:

Start: ora 12:00 - 17:00

Muzikë me DJ lokalë

Coffee break

Brunch

18:00

Aperitiv

Dj music

21:00

Cocktail and longdrinks

Dj guest: Sebastien Leger

23:00

Dj guest: Korolova

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?