17 raste të reja me COVID, 3 janë personel mjekësor! Rritet numri i pacientëve të shtruar tek infektivi (VIDEO)

8 Qershor 2020, 11:13| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 12:52

  • Share

17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, tre më shumë se një ditë më parë. Në përditësimin e fundit, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet janë 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3  në Kamëz. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi. Ndërkohë në 24 orët e fundit  janë testuar 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar. Por pavarësisht shërimeve ditore, ajo që është shqetësuese është se shtrimet në spitalin infektiv vijojnë të rriten. Tomini tha se aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te shëruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Sipas task forcës së ministrisë, nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)

Testime totale                         18601
Testime molekulare                16357
Testime serologjike                 2244
Raste pozitive                          1263
Raste të shëruara                      945
Raste Aktive                             284

Humbje jete

34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

Tiranë           188
Shkodër         25
Krujë             24
Kamëz            17
Durrës           10
Mat                 9
Lushnje           6
Tropojë          2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1

Ora 12:43
Covid-19 mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

1591611815_shkoder.jpg

Një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore ka rezultuar pozitiv në testimet e DSHP gjatë 24 orëve të fundit. Kjo ka sjellë edhe mbylljen e institucionit. Burime pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër bëjnë me dije se një vendim i tillë ka ardhur pas analizave ku punonjësja rezultoi pozitive. Nuk ka një afat kur ky institucion do të rihapet, por pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet dezinfektimi I plotë I institucionet dhe çdo hap do të ndërmerret në konsulence me specialistët e shëndetësisë në Shkodër.

Ora 10:32
Shkodër, në 24 orë 6 raste me koronavirus! Radhë në poliklinikë, qytetarët hyjnë një nga një

Në Shkodër është rikthyer sërish vëmendja e virusit COVID-19, pasi sipas burimeve në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja.

Pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.

Ndërkohë pas dy rasteve me Covid-19 në Poliklinikën e Shkodrës ky institucion shëndetësor ka marrë masa, duke futur pacientët  një e nga një. Kjo ka sjellë kaos tek qytetarët, të cilët presin për të marrë shërbimin shëndetësor.

Drejtori Egir Lezha në një prononcim për mediat u shpreh se pas rasteve pozitive në këtë poliklinike, janë marrë masat e duhura dhe mbrojtëse, ku personeli mjekësor është i pajisur me maska dhe doreza. Ndërsa, po behet e mundur të mbahet distancimi social për personat qe duan te vizitohen në këtë institucion.

"Kemi marrë masa paraprake që ti paraprrijmë përhapjes së koronavirusit. Poliklinika dezinfektohet cdo ditë. Personi mjekësor është i pajisur me maska. I masim temperaturën dhe sa të jetë e mundur të ruajmë distancimin social", tha Lezha.

Komento

Komente

  • Iris: 09/06/2020 01:57

    Ne Massachusetts,ne autobus,markete,zyra,spitale etj,nuk lejohet hyrja pa maska,eshte e rekomanduar edhe ne publik.

    Përgjigju
  • Futr: 08/06/2020 17:05

    Njerzit qe nuk besojn te zoti, si mund te besojn qe koronavirusi eshte e vertet? Do na vdesin te gjithe, sepse njerzit Jan vetem llafe, ose do vdesin nga nje lockdown e re, ose nga covidi

    Përgjigju
  • Ema: 08/06/2020 12:16

    Ne shqiperi njerezit jan shum te pa pergjegjshem mir ne ambiente te hapur qe nuk perdoren maskat poe te pakten ne ambiente te mbyllur duhet te perdoren patjeter, dhe degjojm shum njerez qe thon qe ska virus e qe esht sajes e qeveris, injoranz komplet

    Përgjigju
    • Goni: 08/06/2020 14:03

      O Ema ne te gjith boten njerzit jane njesoj. Asnje mas nuk zbatohet ne Gjermani as tani as kur ishte gjthcka e mbyllur. Asnjerher nuk eshte ruajt distanca apo mart tjera. Ka disa dite qe protestohet ne Gjermani sepse ka shum njerez qe nuk e besojn se ka virus.

  • Zeneli: 08/06/2020 12:07

    Sa shum ka ren kurba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?