Urgjenca Infektive

17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Dhjetor 2022, 18:26| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 18:34

  • Share

17 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 395 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa 6 persona janë shëruar. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet e reja raportohen në këto bashki: 8 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,513 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             6

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       395

Testime totale                   2,009,258

Raste pozitive                      332,246

Raste të shëruara                  328,513

Raste Aktive                             139

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    116

Gjirokastër                10

Fier                           4

Shkodër                 3

Berat.                        2

Korçë.                        2

Vlorë                         1

Elbasan.                   1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?