Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku 17 persona mbetën të vrarë pasi treni historik ‘Gloria’ doli nga shinat.
Presidenti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.
“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë. Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, - shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X.
Lajmi kryesor:
Portugali, tramvaji historik 'Gloria' del nga shinat! 15 të vdekur dhe 18 të lënduar në Lisbonë, mes tyre edhe një italiane (VIDEO+FOTO)
SI.E./ReportTv.al
Komente
