Portieri italian Gianluiggi Buffon

Sport

17 vite histori/ Buffon i jep fund aventurës tek Juventus, lamtumira që s’duhet humbur: Kurrë s’do harroj…

30 Qershor 2018, 21:35| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 21:41

  • Share

Portieri Gianluiggi Buffon i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij 17-vjeçare tek Juventus. Në një postim në Instagram, Buffon shkruan se këto kanë qenë 17 vite të mbushura me kujtime që s’do të harrohen kurrë.

Portieri emblemë i portës së bardhezinjve  largohet nga ekipi pas një historie që me siguri s’do të fshihet kollaj.

Në postimin e tij të fundit, ai iu drejtohet me një mesazh të gjithë tifozëve juventinë ku shkruan:

17 vjet bardhezi që përfundojnë zyrtarisht sot. 17 vjet miq, shokë, lot, fitore, humbje, trofe, fjalë, zemërim, zhgënjime, lumturi, shumë emocione. Kurrë nuk do të harroj asgjë. Do të mbaj gjithçka me vete.”

Postimi i plotë:
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?