Greva e punonjësve të Air France

Bota

170 mln euro humb kompania Air France nga grevat e punonjësve

10 Prill 2018, 11:40| Përditesimi: 10 Prill 2018, 11:45

  • Share

Paris - Punonjësit  e Air Francë kanë qënë në një grevë 7 ditore me  kërkesë për një rritje prej 6 % të rrogave, ka pësuar një humbje prej 170 milionë euro.
Njoftimin e ka publikura vetë kompania Air Francë. Në njoftim theksohet se greva e 11 sindikatave të punonjësve në Air France për përmirësimin e kushteve të punës dhe kërkesën për rritje të rogave deri në 6 % do të vazhdojë edhe sot  dhe neser , ndërsa rreth 25 % e fluturimeve janë anulluar.


(Greva nga punonjësit e Air France)
Sipas kësaj 65 % të fluturimeve në distancë të gjatë, ndërsa 73 % në distancë të mesme do të mund të realizohen.
Nga grevat më së shumti janë ndikuar fluturimet me qendër në Paris. Punonjësit e Air Francë kishin njoftuar se në bisedimet e tyre me menaxhmentin e kompanisë nuk kanë arritur asgjë në negociata dhe se kishin marrë vendimin që greva e tyre do të vazhdojë edhe në datat 17, 18, 23 dhe 23 prill.

Ekspertët e industrisë së aviacionit paralajmëruan se kostoja e grevës së punonjësve të Air France, e cila është greva më e gjatë në historinë e kompanisë mund të jetë me e rëndë se ajo e viteve 1998 dhe 2004.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?