Sociale

1700-vjetori i Sinodit të Nikeas, simpozium uniteti në Tiranë! Kryepeshkopi Joan: Të mos i përkulemi vështirësive të botës

24 Maj, 08:36| Përditesimi: 24 Maj, 20:03

  • Share

Në kuadër të 1700-vjetorit të mbajtjes së Sinodit të Parë Ekumenik, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Arqidioqeza Metropolitane Katolike zhvilloi një simpozium ndërfetar.

Ky simpozium, përfaqëson një moment të rrallë bashkimi mes kishave në Shqipëri, duke kujtuar ngjarjen që shënoi lindjen e unitetit doktrinar të krishtërimit, Sinodin e Nikeas. “Ne besojmë në Jezu Krishtin që ka të qenë një me Atin”, thanë ortodoksë dhe katolikë, një citim nga Simboli i Besimit i formuluar pikërisht në atë sinod historik të vitit 325.

Fortlumtura e Tij, Joan, theksoi se të gjithë të krishterët duhet të qëndrojnë të bashkuar në besim, përballë vështirësive.

"Nuk duhet t'i përkulemi vështirësive të botës. Urojme se ky aktivitet do ruaj vlerat dhe unitetin e besimit krishterë",- tha Fortlumturi Joani.

Ky takim i rëndësishëm u diskutua edhe me kryepeshkopin e ndjerë Anastas, tha Kryeipeshkvi Katolik i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj.

Sinodi i Nikeas, konsiderohet një moment vendimtar në historinë e krishterimit, një pikë kthese ku u hodhën themelet e një besimi të unifikuar. Ky simpozium dëshmon përkushtimin e përbashkët për ta mbajtur të gjallë “frymën” e bashkimit që nisi 1700 vite më parë.

Kliko këtu për të lexuar agjendën e plotë

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?