173 mln euro për rimbursimin e TVSH-së, në 2021 shlyhen të gjitha detyrimet

25 Shkurt 2020, 19:54| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 20:01

  • Share

Qeveria shqiptare parashikon që këtë vit të japë 173 milionë euro vetëm për rimbursimin e TVSH-së për bizneset. Pjesa më e lartë e këtyre pagesave do të shkojnë për 4 kompani mes tyre edhe TAP, të cilit shteti i detyrohet edhe vlerën më të madhe.

Ndërkohë stoku i TVSH-së së parimbursuar në fund të dhjetorit 2019 ishte mbi 90 milionë euro, dhe që iu takon katër kompanive.  Pagesa e këtyre detyrimeve do të bëhet me këste dhe brenda 18 muajve synohet zerimi i këtij detyrimi, ndërsa për të gjithë bizneset e tjera nuk do të ketë asnjë ditë vonesë në rimbursimin e TVSH-së.

Gjatë vitit të kaluar është dhënë për rimbursimin e TVSH-së rreth 193 milionë euro që u është shpërndarë 1360 subjekteve si eksportues, fason, apo edhe grumbullues , duke tejkaluar planin fillestar me 4.5 miliardë lekë.

Ndërkohë një vendim i ditëve të fundit i nxjerrë nga Ministria e Financave i jep mundësinë administratës tatimore që të rimbursojë TVSH-në me këste kur detyrimi është i madh, duke e zgjatur përsëri në kohë borxhin ndaj subjektit.

Në vendim thuhet se në rast se vlera që duhet rimbursuar është mbi 150 milionë lekë, administrata tatimore i propozon tatimpaguesit lidhjen e një marrëveshjeje për pagesën me këste të shumës së miratuar për t’u rimbursuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?