Foto ilustruese

Kronikë
Politikë

17-vjeçari i dha fund jetës, Partia Socialiste në Gjirokastër ndalon tubimet elektorale për 24 orë

21 Prill, 09:52| Përditesimi: 21 Prill, 13:35

  • Share

Pas ngjarjes së rëndë ku një 17-vjeçar i dha fund jetës një ditë më parë në Gjirokastër, dega e Partisë Socialiste në këtë qark bën me dije se ka pezulluar për 24 orë tubimet elektorale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata shprehin ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të riut.

“Të dashur bashkëqytetarë të Gjirokastrës në respekt të dhimbjes së thellë të Familjes Peçi në Valarë, duke ndarë me ta hidhërimin për tragjedinë që u ka ndodhur, Partia Socialiste Gjirokastër ka vendosur të ndalojë për 24 orë tubimet elektorale. Shprehim edhe një herë ngushellimet më të ndjera familjes, shokëve dhe të afërmve të të ndjerit”, shkruhet në faqen zyrtare.

Kujtojmë se i mituri Veip Peçi u gjet i pajetë në banesë nga familjarët e tij më 20 prill, rreth orës 13:30.

Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti që i mituri ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës, i së njëjtës shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, e vetëvrarë po ashtu dy muaj më parë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?