18 ditë pas mbylljes së ankandit, asnjë kompani e interesuar për emrin e Superligës! Liga Profesionsite mohon

10 Nëntor 2020, 16:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 18:38

  • Share

Edhe pse me 23 tetor është mbyllur ankandi për kompanitë e interesuara për të blerë emrin e Superligës shqiptare, nga Liga Profesioniste ende nuk ka një njoftim për fituesin apo qoftë edhe për ofertat e mbërritura.

Me datë 14 tetor Liga Profesioniste do të dilte me një njoftim për nxjerrjen në ankand të emrit të Superligës, ndërsa sqaroi edhe disa detaje siç ishin kriteret që duhet të kishte një ofertues. Përveçse kompania duhet të kishin një imazh dhe reputacion të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar, ajo nuk mund të ofronte më poshtë se 100 milionë lekë të vjetra.

Të kontaktuar nga Report Tv dhe për të pyetur nëse adresë të Ligës ka mbërritur ndonjë ofertë, përfaqësuesit e Ligës u shprehën se po, por nuk janë bërë ende publike pasi po plotësohen disa dokumenta.

Gjithsesi burime të Report Tv pretendojnë për të kundërtën. Arsyeja se përse Liga Profesioniste nuk ka bërë ende një njoftim për këtë çështje është se nuk ka asnjë kompani të interesuar për emrin e Superligës. Këtë e vërteton paksa edhe njoftimi i datës 21 tetor nga Liga Profesioniste, ku fton edhe njëherë kompanitë të paraqesin ofertat e tyre deri me 23 tetor.

Nga ky moment e deri me sot kanë kaluar 18 ditë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vasil: 11/11/2020 12:56

    ca futbolli kemi ne

    Përgjigju
  • Bashkim Fino: 10/11/2020 16:53

    Nga superliga themi ta quajm superduka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?