Lojtarët e Suedisë duke festuar

Botërori 2018/ Eliminohet Zvicra e shqiptarëve, Suedia në çerekfinale

3 Korrik 2018, 09:55| Përditesimi: 3 Korrik 2018, 18:26

  • Share

Zvicra e shqiptarëve ka ndërprerë ëndrrën e Botërorit 2018, duke mos mundur të kalojë në çerekfinale. Kanë qenë suedezët, të cilët kanë eliminuar skuadrën e shqiptarëve, duke e cuar në shtëpi pas një qëndrese në këtë Botëror.

Ka mjaftuar një gol i lojtarit suedez Emil Forsberg që ka çuar në çerekfinale Suedinë, e cila do të mësojë mbrëmjen e sotme kundërshtarin e radhës, Kolumbinë ose Anglinë.

Eliminimi i Zvicrës ka trishtuar jo vetëm tifozët zviceranë, por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët në këtë kompeticion të rëndësishëm ishin më shumë se kurrë me Zvicrën, pasi në kombëtaren e saj ishin katër shqiptarë. Ishin pikërisht golat e futbollistëve shqiptarë, Xhaka, Shaqiri dhe Behrami, që sollën Zvicrën deri në këtë fazë të Botërorit.

Formacionet

Zvicra: 4-2-3-1 Sommer - Lang, Djourou, Akanji, Rodriguez - Behrami, Xhaka - Shaqiri, Dzemaili, Zuber - Drmic.

Jan Olof Andersson 4-4-2: Olsen - Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson - Claesson, Svensson, Ekdal, Forsberg - Berg, Toivonen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?