18 mijë € fitim? Habit Halit Valteri, kthehet pas ‘N’kohë’, nga mesazhi me Ramën te mundësia për bashkinë e Kamzës! Gati 4 kallëzime në SPAK

3 Dhjetor 2022, 21:01| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 23:05

  • Share

Ish deputeti Halit Valteri pritet të depozitoj në SPAK 4 kallëzime të reja për abuzimet e nga disa ministri. Sipas Halitit, përfundimi i mandatit të Krajës do të pasohet me shumë punë nga kreu i ri.

“Kemi shumë punë për të bërë. Njerëzit na i sjellin vetë rastet në email, në të gjithë botën paguhen spiunët këtu janë pa lekë, kundërshtarët me njëri-tjetrin spiunojnë njëri-tjetrin. Ne po presim të mbarojë mandati i Krajës. Viti i Ri nis plot me 4 kallëzime të reja, s’po jap detaje se sa të mbaroj këtu fillon e bie celulari.”- Tha Valteri.

Gjatë intervistës në emisionin ‘N’kohë’ me gazetarin Ermal Qori, ish-deputeti e la të hapur mundësin për të qenë pjese e qeverisjes vendore.

“Aspirata ime, të jem sa më i dobishëm për ata njerëz që kanë besim tek unë, pastaj a bëhesh deputet a bëhesh kryetar bashkie nuk është se e kemi ne në dorë. Këta qytetar duan një njeri për mënyrën se si qeverisen,  një djalë të ri i cili nuk e ka  problem të hapë celularin në çfarë do lloj ore, të heqin dorë nga politikanët e ndryshkur dhe të zgjedhin djemtë e vajzë e reja që do i japin këtij vendi një refresh të politikës shqiptare”-Shtoi ai.

Po çfarë marrëdhënie ka sot Halit Valteri me kryeministrin Edi Rama?

“Me Ramën kam komunikim direkt, është super korrekt sa herë që i drejtoj problematika të zonës sime. Rama më ka bërë kritika kur kam qene në parlament, më dërgoi sms një ditë dhe më tha kritikoje fort ministrin por mos e shaj, ishte një rast kur kishim interpelancë. Por këtë e kam marrë më shumë si këshillë dhe jo si kritikë”-përfundoi Valteri.

Ndër të tjera pyetjes së gazetarit për shumën më të madhe të fituar ndonjëherë, ish-deputeti theksoi shifrën 18.000 € Euro, si fitim në kuadër të një projekti.

Ora 21:05
‘Çfarë ndodh në Amsterdam s’mbetet në Amsterdam’, Valteri ‘thyen’ rregullin ‘N’kohë’! Tregon për herën e fundit kur konsumoi lëndë narkotike

 

Ish deputeti Halit Valteri u bë edhe nostalgjik dhe kujtoi Amsterdamin edhe sepse shpesh thuhet se “Çfarë ndodh në Amsterdam, mbetet në Amsterdam”.

 I pyetur se kur ka përdorur lëndë narkotike për herë të fundit, Valteri rrëfeu sesi në Amsterdam kishte konsumuar kekë (me përmbajtje lëndë narkotike), por gjithsesi ish deputeti shprehet se në familjen e tij është rritur larg veseve të tilla.

“Në fakt njëherë në Amsterdam kemi qenë me miqtë dhe nuk po di tamam a quhet lëndë narkotike, sepse  kam ngrënë një nga këto kekët që edhe vetë stomaku im ka qenë tmerr i ngarkuar. Jam rritur në një familje që këto nuk kanë ekzistuar”

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 04/12/2022 08:49

    Kaloi nga PD te PS, nga PS te LSI pastaj prap te PD pastaj prap te PS. Ku ti leshojne ndonje kocke. Shkreli dhe mbi historine e familjes se tij. Sje burre ti o valter! Tashi te genyen qe do te bejne drejtor te AKU, tashi per ca te kane genyer prap?!

    Përgjigju
  • Fadil: 04/12/2022 06:04

    Je infantil dhe totalisht injorant o Valter. Ti vetem po i ke vjedh 18 mije euro se nga projektet ske haber. Ndersa per Ramen mbaje fort e ta gezofsh se as ai e as ti sjeni burrA

    Përgjigju
  • dion: 03/12/2022 21:13

    Ky Valteri e ndriti me akuzat qe i beri Like floririt dhe tani po ben zbulime te reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?