Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po krijon një qendër të avancuar teknologjike sa i përket identifikimit biometrik të personave të skeduar dhe me veprimtari kriminale. Një tender me fond limit 224 milionë lekë apo 1.8 milionë euro është hapur tashmë dhe synon që të rrisë shpejtësinë e përpunimit të të dhënave biometrike në një sistem të vetëm. Projekti quhet AMAIS apo ndryshe Automated Multi-Aplication Identification System.
Në të parashikohen të përfshihet integrim i disa sistemeve të ndryshme të cilët deri më tani përdoren më vete, duke filluar nga sistemi i identifikimit automatik të fytyrës apo imazheve fotografike, i gjurmëve te gishtave, i zërit, i përshkrimit fizik të personit, sistemi i identifikimit automatik të të panjohurit apo ai i identikitit. Qendra AMAIS është një zgjidhje qendrore e IT, ku do të mblidhen dhe shpërndahen të dhënat nga të gjitha sistemet për identifikim, menaxhim dhe kërkimin biometrik, në strukturat përkatëse policore për personat e shoqëruar, ndaluar apo të arrestuar në strukturat e Policisë së Shtetit.
Por, cila do të jetë baza e të dhënave që do të ketë qendra AMAIS?
Imazhet e fytyrave të personave që janë depozituar ndër vite në dispozicion të Policisë Kriminale të ruajtura në sistemin e saj DEEPSEE. Përmes saj, pas hedhjes së të dhënave në AMAIS, pritet të bëhet krahasimi i imazheve digjitale të personave që janë fiksuar në veprimtari të ndryshme kriminale. Ndërkohë, sistemi imazhet e gjurmëve te gishtave të administruara në sistemin AFIS/APIS Papillon 9, i instaluar pranë Institutit të Policisë Shkencore, do të përdoret për të krahasuar gjurmët e gishtave te personave
Ky sistem parashikohet të ketë një databazë të imazheve të fotografive në një sasi prej minimalisht 100.000 imazhe të ruajtura në një server. Ai do të jetë i aksesueshëm nga përdorues të caktuar të Policisë së Shtetit me qëllim kryerjen e krahasimeve automatike te paktën të 100 kërkesave në ditë, të dërguara nga pajisje të ndryshme të lidhura me këtë sistem dhe përgjigja për një kërkim në sistem do të jetë brenda jo më shumë se 10 sekonda në pikun e kërkesave ditore.
Si do të funksionojë dhe sa i shpejt është AMAIS?
Me anën e tij arrihet në identifikimin e personit që mund të jetë shoqëruar në një komisariat policie me saktësi të lartë afër 100%, në rast se personi i shoqëruar ka imazhe fotografie në bazën e të dhënave fotografike të sistemit. Operatorët pasi e procedojnë imazhin e fotografisë dhe e fusin për kërkim në bazën e të dhënave të fotografive, sistemi arrin të shfaq një listë kandidatësh që kanë përputhje me foton e personit duke i renditur ato në këtë listë sipas sasisë së pikëve të renditur me një rend zbritës, duke rritur përqindjen e rezultatit kur imazhi është i një cilësie të mirë. Përveç arkivit fotografik, kërkimi automatik kryhet edhe në arkivin e personave të panjohur dhe në atë të identikiteve.
Ne U.S.sistemet ku mbahen te dhenat per ADN dhe gjurmet e gishterinjve quhen perkatesisht CODIS dhe AFIS,per njohjen e fytyres kam degjuar qe e ka Britania,por nuk jam 100% e sigurte per kete te fundit.S.d.q.eshte nje ide e shkelqyer po te mendosh sa kriminele qe kemi.Do te ishte me mire qe te financohej nga shteti se sa te sigurohej me tender.
PërgjigjuPuna eshte tek menaxhimi. Po ju jap nje shembull : ne QKR, nje biznesmen qe ka shumicen dhe ne nje banke, ka patur te rregjistruara 24 biznese dhe nje pjese e tyre jane ne te njejten adrese dhe me te njejtat te dhena. Meqe situata ka shkuar ne hetime te detajuara per pastrim parash ne shuma te konsiderueshme, biznesmeni ne fjale ( E.L. ) ka mundur te fshije nga QKR nje pjese te tyre si biznese. shirja eshte bere nga brenda sistemit dhe kjo verteton se sistemi rene dhe eshte nen kontrollin e keqberesve.
PërgjigjuNdiqeni kete pune ju media se mos e merr tenderin ndonje nga keto firmat "fantazme".
Përgjigju