18 mln € evazion me TVSH-në/ Lavazhieri që u bë biznesmen, Bledar Metko jeton me qira, bashkëshortja: Nga sot më nxjerrin jashtë (Foto)

18 Janar 2019, 16:14| Përditesimi: 18 Janar 2019, 17:59

  • Share

Operacioni i goditjes së evazionit fiskal në vlerën e 18 milion eurove është zbehur këtë të enjte në dyert e Gjykatës së Tiranës ku në bankën e të akzuarëve janë ulur 12 shtetas. Shumica e tyre rezultonin të papunë, me të ardhur amodeste, lavazhier, kamarier e disa punëtor krahu.

Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, Gjykata vendosi të lërë nën masën detyrim paraqitje 9 prej tyre ndërsa 3 nga të ndaluarit u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditë. Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko do të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest 30 ditor si persona të dyshuar pjesë e skemës të mashtrimit me pasoja të rënda.(Lexo këtu)

Report Tv është ndalur në historinë e lavazhierit Bledar Metko ku për Prokurorinë ai dyshohet si pjesë e evazionit ndërsa në realitet familja e tij jeton në skamje.

Bashkëshortja e tij, Lulëzime Metko, u shpreh se ata janë të varfër dhe jetojnë me qira. 

Kemi një vit që jetojmë me 100 mijë lekë qira. Se di, ça do bëj unë tani, me 1 fëmijë. Bledari është lavazhier. Se di ku do vete nëse s’paguaj qiranë.

Lulëzime Metko, bashkëshortja e Bledar Metkos

 

Tregti, konsulencë, import-eksport, hidrosanitare, ndërttim dhe shitblerje, si dhe dhënie me qira automjetesh është objekti i kësaj kompanie e krijuar dhe zotëruar nga Metko që prej 72 orësh ka lënë bashkëshorten dhe djalin e mitur pa para për të blerë bukën dhe paguar qiranë e banesës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?