Koronavirusi ka mbërritur edhe në vendet fqinje duke bërë që autoritetet të marrin masat, gati drastike si Shqipëria, për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. Gazetari Zekerija Mexhiti, tha gjatë një lidhjeje direkte për Report Tv, se numri i personave të infektuar ka shkuar në 18 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa deri tani fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë. Në kuadër të masave të marra, është vendosur mbyllja e Aeroportit të Ohrit për 14 ditët në vijim. Mexhiti ka vënë theksin se qytetarët e janë ndërgjegjësuar, ku ka pasur një rënie drastike të numrit të qytetarëve që lëvizin në rrugë.
"Janë ashpërsuar masat duke lënë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ka ndaluar të gjithë hyrjen e shtetasve të huaj. Është bërë ndalesa edhe për dyqanet e tjera për pagesa banka, drita, ujë, online do të bëhet të gjitha. Vërehet një ndërgjegjësim të qytetarëve, nuk bëjnë lëvizje të panevojshme edhe pse këtu ende funksionojnë urbanet. Vihet re një reduktim drastik i lëvizjeve të qytetarë. Kjo është një shenjë e mirë. Deri më tani situata paraqitet në kontroll nga autoritet. Ministria e Shëndetësisë tha se ka buxhet të mjaftueshëm. Dibra në izolim, spitalet private janë paraqitur për të ndihmuar aty ku ka nevojë. Rezervat e ilaçeve akoma nuk janë hapur", tha ai për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi prek edhe rajonin/ Gazetarja shqiptare në Itali për Report Tv: Flitet se është zbuluar vaksina në Romë, do testohet pas 2-3 muajsh te të moshuarit
B.K.//ReportTv.al